Banner

Të vërtetat e patundshme të besimit islam: Parathënia e botimit të Tetë



Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Lavdi i takon vetëm All-llahut, lavd i cili shton begatitë e Tija dhe i bën të mjaftueshme mirësitë e Tija. I lavdishëm je o Zot. Zoti im, nuk kam shprehje me të cilën mund të të lavdëroj Ty, Ti je siç e ke lavdëruar Veten dhe siç e meriton madhëria Jote. Beko Zoti im, me bekimet e Tua më të vlefshme, përgëzuesin e fundit, zotërinë tonë Muhammedin alejhis-salatu ves-selam, familjen dhe të gjithë shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ky është edhe një hap prej hapave drejt korrigjimit dhe shtimit, për të cilën më udhëzoi All-llahu që të jem në shërbim të këtij librit për ta nxjerrë sa më të kompletuar me aq sa kam mundësi.

Në një botim të kaluar kur kemi folur për ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë kam paraqitur në mënyrë të shkurtër argumentet për kundërshtimin e filozofisë materialiste dhe se kjo filozofi nuk u përmbahet ligjeve të shkencës dhe principeve të logjikës si në të gjitha bazat e saj materialiste ashtu edhe në degët e saj historike, dhe kjo ishte para se të më mundësoj All-llahu Fuqiplotë e të nxjerr në dritë librin tim "Nakdu euham el-madijjeti ve'l-xhedelijjeti", i cili flet dhe shtjellon enkas këtë tematikë.

Pastaj në botimin tjetër të këtij libri që keni para jush në duar, paraqita edhe një hulumtim të hollësishëm ku përfshihen teoritë më kryesore bashkëkohore, të cilat paraqesin se njeriu është zhvilluar nga organizma më të thjeshtë dhe atë duke i diskutuar këto teori me argumente shkencore, duke shpalosur çrregullimet dhe falsitetin e tyre dhe se ato nuk janë asgjë më tepër se teza të shmangura nga çdo argument shkencor, i cili mund të sjelli qëndrueshmëri në terrenin e shkencës apo hulumtimin shkencor.

Pas kësaj libri është botuar edhe disa herë pa kurrfarë shtojce apo ndryshimi, jo për diçka tjetër, por vetëm për kohën time të pakët ku nuk gjej hapësirë për të bërë hulumtime të reja dhe për të kërkuar zbrazëtirat, në të cilat ka nevojë për hulumtime të ardhshme.

Tani All-llahu Fuqiplotë më mundësoi kohë të mjaftueshme për të bërë studime të reja, të cilat padyshim janë prej gjërave që më së shumti mund të zgjojnë mendjen e njeriut rreth çështjeve të kozmosit dhe shkencave të tij.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...