Banner

Metoda shkencore për studimin e të vërtetës te shkencëtarët muslimanë dhe ata jomuslimanë



Hyrja

Nëse perceptimi i të vërtetës sipas realitetit të saj quhet shkencë, atëherë s'do mend se edhe metoda e ndërmarrë deri tek ai të kuptuar duhet të jetë shkencë. Ndërkaq hapat drejt kësaj metodologjie në fakt nuk janë diçka tjetër veçse një koleksion, një tërësi bindjesh të sinqerta që kanë për detyrë të shpalosin paqartësinë e kësaj të vërtete, e cila është duke u hulumtuar.

Themi kështu sepse dituria nuk lind ndryshe vetëm se nga një dituri sikurse ajo. Asnjëherë dyshimi nuk ka mundur të jetë rruga që të shpie te dituria sepse atëherë do të mundej që dy hipoteza të dyshimta, të sjellin një rezultat bindës, gjë që është më se e qartë se është e pamundur.

Nisur nga kjo, çdo hulumtues i së vërtetës duhet të ndjeki metodën shkencore që është e pastër nga paragjykimet dhe iluzioni dhe kjo duke iu përmbajtur kësaj metode pa bredhur majtas e djathtas.

Kjo është një e vërtetë e qartë, në të cilën askush nuk duhet të dyshojë por është shumë e arsyeshme që të pyesim: se sa vrojtohet dhe sa rëndësi i jepet kësaj nga ana e mendimit islam dhe atij perëndimore? Ndoshta vetë fjala 'hulumtim objektiv', shpejton t'i përgjigjet kësaj pyetjeje, fjalë kjo që dominon dhe ka famë te disa njerëz që këtë (objektivitetin) vazhdimisht e lidhin me hulumtimet e orientalistëve.

Por, po të jepet gjykim vetëm duke u mbështetur në këtë famë, është një gjurmim tek e vërteta me një metodologji demagogjike e jo shkencore. S'do mend se kjo na largon prej të vërtetës edhe pse mund të supozohet se na shpie tek ajo.

Më së miri është që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta kërkojmë nga vetë realiteti i metodës, të cilën e gjurmojnë që të dy grupet e dijetarëve, si ato muslimanë dhe ato të perëndimit kur është fjala për të arritur te ndonjë e vërtetë pa marrë parasysh, a është ajo normative (siç shprehen ata) apo historike.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...