Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 4.2



Pas kësaj, thënia se është haram imitimi i një imami të caktuar, a nuk është bid'at (risi) i papranuar. Jomedhhebizmi, a është diç tjetër pos kësaj?! [2]



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[2] - Këtë çështje të qartë e sqarojmë edhe më shumë dhe themi: Medhhebizëm është kur njeriu i rëndomtë ose ai që nuk ka arritur gradën e muxhtehidit, imiton medhhebin e një imami muxhtehid. Pa marrë parasysh se a e imiton një imam të caktuar gjithnjë apo vazhdimisht kalon prej njërit në tjetrin.
Jomedhhebizëm është kur njeriu i rëndomtë ose ai që nuk ka arritur gradën e muxhtehidit, nuk imiton medhhebin e një imami muxhtehid, as duke iu përmbajtur njërit gjithnjë e as duke kaluar prej njërit në tjetrin.
Ky është komentimi i fjalës që e njeh gjuha dhe që e kuptojnë njerëzit. Për ndonjë njeri thuhet se ai ështe partijak nëse ai nuk heqë dorë prej ndonjë partie, pa marrë parasysh se ky njeri a kalon prej një partie në tjetrën apo mbetet gjithnjë anëtar i ndonjë partie të caktuar. Për tjetrin thuhet se ai nuk është partijak, nëse nuk i takon asnjërit prej tyre, në çfarëdo mënyre qoftë.
Mirëpo, shejh Naseri thotë se këtë komentim nuk e kupton kështu çdo musliman prej nocionit "medhhebizëm". (Sifetu salatin-nebij s.a.v.s. f.232).
Nuk e di se për çka ky njeri vazhdon të mendojë se ai është shëmbëlltyrë më e drejtë për çdo musliman. Atë që e kupton ai, duhet ta kuptojnë të gjithë njerëzit, ndërsa atë që nuk e pranon ai, të gjithë njerëzit duhet t'i bashkëngjiten në refuzimin e tij?! Nëse ai nuk din kuptimin e fjalës "medhhebizmi" dhe "jotnedhhebizmi" të cilët ia sqarova në diskutimin që ndodhi mes nesh, atëherë duhet që të gjithë njerëzit të shkojnë pas tij në mosnjohjen e këtij kuptimi dhe në refuzimin e tij!
Po ashtu shejh Naseri thotë: se unë me anë të këtij komentimi kam hedhur poshtë gjithë librin, ngase -sipas tij- në bazë të këtij komenti të gjithë njerëzit janë medhhebistë. Pra, i gjithë ky libër flet për diçka që nuk ekziston!. Do të kishim qenë shumë të gëzuar sikur të gjithë ata që e konsiderojnë veten si selefistë të ishin në të vërtetë medhhebistë -sipas kuptimit që nuk e ka paramenduar shejh Naseri për fjalën "medhhebizëm"-. Do të thotë nuk heqin dorë nga imitimi i ndonjërit prej imamëve muxhtehidë, mendimet e të cilëve janë përcjellur deri te ne me përpikëri të plotë, pa marrë parasysh se a imitojnë gjithnjë një imam të caktuar apo kalojnë prej njërit në tjetrin. Pra, atëherë nuk do të kishte pasur neyojë që të shkruaj këtë libër.
Mirëpo, fatkeqësisht, fjalët e shejh Naserit nuk përputhen me realitetin.
Ata të cilët dëshirojmë që t'i udhëzojmë për në rrugë të drejtë, në mesin e tyre nuk ka asnjë që pranon imitimin e ndonjërit prej katër imamëve. Por, që të gjithë mendojnë se duhet nxjerrur dispozitat drejtëpërdrejtë prej Kur'anit dhe sunnetit. Sa e sa herë kemi parë prej tyre njerëz të ngjashëm me analfabetë, të cilët në asnjë mënyrë nuk pranojnë fetvanë e ndonjërit prej katër imamëve deri sa t'ia sjellim atij argumentin e këtij imami dhe hadithin në të cilin është bazuar. Mandej atij duhet t'ia sqarojmë fuqinë e argumentit, saktësinë e tij, senedin e hadithit dhe nivelin e besueshmërisë së transmetuesve, sikur të jetë njohës shumë i madh i senedit, argumenteve dhe transmetuesve. Pas gjithë kësaj, ose pranon mendimin e këtij imami ose e hedhë poshtë duke e konsideruar si të gabuar!
Ata nuk janë njerëz nga planetet tjera, por janë njerëz sikur ne. Prej tyre ankohen banorët e çdo qyteti, mahalle ose fshati. Ata janë aq shumë saqë shejh Naseri krenohet me ta.
Haxhnediu, të cilin shejh Naseri e quan "al-lame" "shumë i ditur", e mbron broshurën e tij dhe e konsideron si të dobishme. Çfarë kuptimi ka fjala e tij në broshurë kur thotë: "Arritja e kësaj çështje ixhtihadit është e lehtë që nuk ka nevojë të posedosh me shumë se El-Muvata', dy sahihet, sunenin e Ebu Davudit, xhamiun e Tirmidhiut dhe të Nesaiut. Këto libra janë të njohura që mund të posedohen në kohën më të shkurtër. Pra, duhet ta dish këtë. Nëse nuk e di dhe ndonjëri prej vëllezërve të tu e ka kuptuar dhe ta sqaron me gjuhën që ti e kupton, pas kësaj për ty nuk mbetet arsyetim". Ose kur thotë: "Nëse ka shumë transmetime nga i Dërguari a.s. për disa çeshtje, e ti nuk e din se cili është thënë më parë e cili më pas dhe nuk e di historinë e transmetimit, atëherë, ke për obligim të veprosh me të gjitha transmetimet, herë me njërin e herë me tjetrin".
A vëren në këtë fjalë, respekt ndaj medhhebizmit sipas kuptimit të cilin na e kundërshtoi shejh Naseri dhe supozoi se në bazë të saj të gjithë njerëzit janë medhhebistë?!
A nuk ua ka mbyIlur atyre rrugën e imitimit të imamëve dhe të medhhebeve kur ua ka afruar atyre para vete librin El-Muvata', dy sahihet, sunenin e Ebu Dayudit, xhamiun e Tirmidhiut dhe Nesaiut. Gjithë këto libra janë të njohura, të cilat njeriu mund t'i posedojë në kohën më të shkurtër. Pra, ai që posedon këto libra nuk ka nevojë që të imitojë asnjë medhheb, duke iu përmbajtur gjithnjë apo jo.
Mendoj se shejh Naseri e di se të gjithë dijetarët duke përfshirë Ibn Tejmijen, Ibnul-Kajjimin, dhe Sheykaniun janë të mendimit se posedimi i këtyre libraye nuk e bënë njeriun muxhtehid dhe se nuk ka të drejtë që në nxjerrjen e fetvave dhe dispozitave të bazohet vetëm në to. Por, është e domosdoshme që krahas gjithë kësaj, të posedojë edhe aftësi shkencore që e ngritë në gradën e muxhtehidit. Pra, kjo është e kundërta e asaj që e konfirmon "shumë i dituri" Haxhnediu, në broshurën e tij për të cilën shejh Naseri thotë se është shumë e dobishme.
Pra, libri im nuk është hedhur poshtë, siç thotë shejh Naseri, por fatkeqësisht ende vazhdon të ketë nevojë për të. Sa do të kisha shpresuar që të mos ketë nevojë për të!

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...