Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 5



5. - Ndërsa sa i përket çështjes së dytë. Ai (shejh Naseri) nga ana e tij të gjitha tekstet që përmbajnë gabim ose devijim nga e vërteta, i komenton në atë mënyrë që vjen në përputhshmëri me realitetin që e kam theksuar në librin tim!

Fjala e Haxhnediut: "Medhhebet nuk janë më shumë se mendimet e dijetarëve dhe të kuptuarit e tyre ndaj disa çështjeve dhe se as Allahu xh.sh. e as i Dërguari i Tij nuk e kanë obliguar asnjë njeri që t'i imitojë ato". -Sipas tij- duhet komentuar se ka për qëllim në veçanti ata që kanë mundësi të bëjnë ixhtihad. Vetëm ata janë për qëllim me fjalën "asnjë njeri"!

fjala e tij: 'Arritja e kësaj çështje ixhtihadit është e lehtë që nuk ka nevojë të posedosh me shumë se El-Muvata', dy sahihet (Buhariun dhe Muslimin), sunenin e Ebu Davudit, xhamiun e Tirmidhiut dhe të Nesaiut. Këto libra janë të njohura që mund të posedohen në kohën më të shkurtër. Pra, duhet ta dish këtë. Nëse nuk e di dhe ndonjëri prej vëllezërve të tu e ka kuptuar dhe ta sqaron me gjuhën që ti e kupton, pas kësaj për ty nuk mbetet arsyetim. -Sipas tij-, kjo fjalë ka kuptim të veçantë dhe përfshinë ata që kanë arritur gradën e ixhtihadit për të nxjerrë dispozitat prej teksteve. Pra, në këtë fjali nuk ka nevojë për koment.

Fjala e tij: "... aty gjendet tekst nga Kur'ani, sunneti ose fjalët e sahabëve radijellahu anhum, të vepruarit me to është vaxhib dhe nuk lejohet që të lihen ato e të veprohet me thëniet e dijetarëve". - Sipas tij-, ka për qëllim atë njeri që ka mësuar diçka nga shkencat e sheriatit dhe i njeh argumentet dhe përmbajtjen e tyre.

Dhe kështu me radhë. Të gjitha tekstet e tilla që gjenden në broshurën e Haxhnediut, komentohen -sipas mendimit të shejh Naserit- me atë që vjen në përputhshmëri me të vërtetën që e sqaruam. Sipas tij, ne kemi për obligim që tekstet e tij t'i kuptojmë siç ka pasur për qëllim ai.

Kur i thashë atij se asnjeri prej dijetarëve nuk i përdorë këto shprehje e as këtë metodë në këtë mënyrë, mandej të ketë për qëllim jo atë që mund të kuptohet sipas kuptimit sarih (të qartë), dhe se asnjë njeri nuk i kupton këto tekste siç i kupton ti. Ai tha: Ky njeri -Haxhnediu-, është nga Buhara, gjuha e tij nuk është arabe dhe se ai nuk mund të jetë i qartë sikur arabët, si dhe njeriu ka vdekur, atëherë kemi për obligim që fjalët e tij -e ai është musliman- t'i kuptojmë në formën më të mirë dhe të jemi mendimmirë sa të jetë e mundur!

Kjo ishte shkurtimisht përmbajtja e diskutimit tonë të inçizuar mes nesh, e që zgjati përafërsisht tri orë.

Më pas, më kishte dërguar një letër ku propozon një takim tjetër.

Unë iu përgjigja:

"Sa i përket propozimit tuaj që të bëjmë një takim tjetër, unë vërejta në takimin e parë se nuk fituam asgjë nga ai. As ju nuk hoqët dorë nga parafytyrimet se autori i broshurës është i pagabueshëm, e as unë nuk u binda me komentimin tuaj që ia bëtë fjalëve të tij. Kam bindje se sikur të kishit pranuar që fjalët e shejh Muhjidin ibn Arabiut t'i komentoni me çerekun e komentimit që ia keni bërë fjalëve të Haxhnediut, nuk do të kishit pasur mundësi që ta konsideroni si kafir ose fasik".

"Sidoqoftë, fjala juaj dje ishte mbrojtje për Haxhnediun dhe sqarim se ai nuk ka pasur për qëllim pos asaj që unë e kam sqaruar në librin tim".

"Pa marrë parasysh se Haxhnediu a është siç e paramendoni ju apo siç e paramendoj unë, sidoqoftë, më gëzon tepër që ju të mos i pranoni mendimet që i kam kuptuar unë prej fjalëve të tij dhe do të isha tepër i gëzuar sikur të shkruani për njerëzit një përmirësim ose shpjegim të fjalëve të tij, ku do të ngërthejë në të respektin tuaj ndaj imamëve si dhe obligueshmërinë e imitimit të tyre për atë që nuk e ka arritur gradën e ixhtihadit".

"Sa i përket takimit përsëri, unë nuk shoh asnjë dobi prej tij, ngase nga takimi i mëparshëm nuk vërejta gjë pos një çështjeje e ajo është se unë humba tri orë, ku kam pasur mundësi të punoj diçka të dobishme".

"Pranoni nga unë përshëndetjet më të sinqerta"!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...