Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 6



6. - Këto ishin të gjitha përgjigjet dhe diskutimet që i kam pranuar rreth librit tim. Këto përgjigje më bëjnë edhe më të vendosur për atë që e kam shkruar.

Unë tash jam edhe më i bindur se jomedhhebizmi është bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam. Atë që e kam shkruar në librin tim është e mjaftueshme që të zbulojë të vërtetën e këtij realiteti. Nuk ka nevojë që të shtoj asnjë shkronjë, përpos disa komenteve që janë të shënuara në fusnota.

Unë edhe sot e kësaj dite e kuptoj broshurën e Haxhnediut siç e kupton çdo arab i drejtë dhe objektiv, se është e devijuar nga e vërteta dhe se në të ka gabime shumë të rrezikshme saqë është patjetër t'ia tërheqim vërejtjen lexuesit për to.

Allahu nuk na ka angazhuar që fjalive dhe teksteve të qarta t'ua hapim dritaret e të bëjmë komente, mandej të themi se ky është qëllimi i autorit. Më pas këto tekste t'ua ofrojmë njerëzve dhe të shpresojmë prej të gjithëve që t'i komentojnë dhe t'i kuptojnë në mënyrën siç duhet!

Allahu nuk na ka angazhuar me diçka të ngjashme, as me gjysmën e këtij komentimi ndaj fjalëve të sufistëve edhe pse ata në disa raste mund të kalojnë në atë gjendje që u imponohet diç e tillë, e si është e mundur që të na angazhojë me të në shprehjen e një njeriut për të cilin thonë se është dijetar, flet duke sqaruar një të vërtetë shkencore që mbështetet në tekste të qarta?!

Megjithatë, libri im nuk e dëmton atë -duke supozuar se ai me të vërtetë nuk ka pasur mundësi që të sqarojë qëllimin e tij dhe se ai ka pasur për qëllim këtë që e kam sqaruar unë-, madje ndoshta ka për obligim që të më falenderojë dhe të lutet për mua edhe pas vdekjes, sepse unë me anë të këtij libri i kam ndaluar muslimanët që të kuptojnë fjalët e tij gabimisht.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...