Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 8



8. - Në fund, kërkoj falje nga ata që ky libër i kundërshton mendimet e tyre. Kisha shpresuar që të gjej ndonjë rrugë që mund t'i kënaq ata dhe në të njëjtën kohë të ruaj metodën e hulumtimit shkencor dhe objektiv që ngritet mbi kërkimin e pëlqimit të Allahut.

Mirëpo -fatkeqësisht- nuk kam mundësi që ta gjej këtë rrugë. Ndoshta shkaku më i rëndësishëm i pamundësisë sime është se ata vëllezër nuk durojnë -siç e mësove- ndaj leximit të asaj që shkruhet. Ata nuk e angazhojnë veten me më shumë se t'i shfletojnë disa fletë, t'i lexojnë disa fragmente dhe më pas të flasin çka të dojnë. Si mund t'i pajtojmë ata vëllezër kur dimë se dritarja e parë dhe më e rëndësishme për të arritur atje është e mbyllur mirë.

Të parët tanë prej dijetarëve të selefus-salih diskutonin mes veti. Secili prej tyre regjistronte mendimet dhe medhhebin e tij me të cilin dallohej prej të tjerëve. Që të gjithë i dëgjonin mendimet e të tjerëve me vëmendje dhe respekt, ku më në fund ose i ngushtonin kufijtë e mospëlqimeve mes veti sa të jetë e mundur ose mbetej secili prej tyre në mendimin e mëparshëm nëse për të gjendeshin argumente, mirëpo ata ndaheshin duke e respektuar njëri-tjetrin dhe duke e arsyetuar mendimin e tij.

Diskutimet shkencore pra, ishin prej faktorëve më të rëndësishëm që kishin ndihmuar pëparimin shkencor në kohërat e mëhershme, madje ishin prej faktorëve më të rëndësishëm për bashkim dhe largimin e përçarjes. Po e njëjta, edhe sot është garancë më e fortë për të realizuar gjithë atë.

Unë, në këtë libër iu kam përmbajtur po kësaj metode dhe kam synuar të njejtat rezultate. Për çka ata vëllezër sillen me ne, në bazë të urrejtjeve dhe xhelozive që i posedojnë? Si dhe për çka gjykojnë për librin dhe përmbajtjen e tij, në kohë kur ata ikin prej tij?

Dikur më parë, rreth mendimeve të disa prej tyre thonim se nuk janë të sakta. Dikush prej tyre thoshte: njeriu ka bërë ixhtihad dhe e ka shkruar atë që e ka parë si të vërtetë, shkruani edhe ju dhe diskutoni mendimet e tij.

Sot kur e realizuam porosinë e tij dhe e shkruam atë që e pamë si të vërtetë brenda kornizave të kërkimeve shkencore, e ndjenë veten të ngushtuar nga ajo që e kishim shkruar. Dikush prej tyre tentonte me çdo kusht që t'i ndalojë lexuesit nga leximi i tij, na akuzon se ne nxisim përçarje dhe na këshillon që të heqim dorë nga të shkruarit!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...