Banner

Si përdoret kjo Armë? 1



Aplikimi i saj në perëndim shtyjnë femrat kundër Islamit dhe normave të tija morale, që argumentohet me pabarazinë e femrës, moskujdesin për natyrën e saj njerëzore dhe privimin e disa të drejtave të saj. Perëndimi pastaj synon që në zemrën e femrës myslimane të mbëltojë dashurinë ndaj sistemit të vet, ashtu që kjo të fillojë ta konsiderojë si sistem i vetëm i cili i ruan të drejtat e tij, mbron dinjitetin e saj dhe konfirmon barazinë e saj me meshkujt në të gjitha gjërat dhe situatat.

Në këtë mënyrë femra myslimane merr pozitën e opozitës në Islam duke u bërë njëkohësisht mjet i bindur në duart e Perëndimit dhe zëdhënës i cili fton për principet dhe idetë e tij. Duke pasur parasysh që femra, kudo të ndodhet, është burim i parë në edukimin e femijëve, femra myslimane do të jetë burimi më i mirë për përhapjen e edukimit të rinisë islame. Në këtë mënyrë autoriteti i Islamit ndahet nga shoqëria islame me përpjekjet direket të vetë myslimanëve.

Ky është shkaku i parë që nuk ke mund të dëgjosh nga goja ose veprat e studiuesve të mëparshëm myslimanë dhe jomyslimanë atë që sot diskutohet me të madhe për pakujdesin e Islamit ndaj drejtave të femrës.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...