Banner

Si përdoret kjo Armë? 2



S'ka dyshim se kjo që u tha më sipër me vete bart mjerim.

Mirëpo, mjerimi më i madh nuk janë trillimet që hidhen në llogari të Islamit, as ngushëllimi i rremë që shprehet karshi gjendjes së femrës myslimane në shoqërinë islame.

Mjerim është qëndrimi i disa myslimanëve ndaj trillimeve të shprehura dhe ngushëllimeve të rreme që tregohet karshi gjendjes së femrës myslimane.

Myslimanët, pos atyre të cilët Zoti i ka mëshiruar, në raport me këtë hipokrizi dhe gënjeshtër mund të futen në dy grupe:

- Grupi i parë: janë ata që nuk kanë kurrfarë lidhje me Islamin pos përkatësisë formale ose me emër. Ata janë ithtarë të Perëndimit, sistemit të tij dhe zakoneve. Në këtë mënyrë ata janë ithtarë të përhershëm të hipokrizisë.

- Grupi i dytë: janë ata që janë të sinqertë në përkatësinë e vet Islamit, të bindur fort në drejtësinë e sistemit dhe dispozitave të tij, por para atakut të hipokritëve qëndron si në bankën e akuzave, duke mbrojtur veten me kokë të ulur nga banka e të akuzuarve! Ata me mënyrën e mbrojtjes së vet më parë shkaktojnë ngushëllim se sa bindje mendimesh.

Te dy këto qëndrime janë dy pjesë të një tragjedie të vetme, e cila manifestohet në largimin e Islamit nga shoqëria, fshehjes së të vërtetave të tij të cilat kanë dominuar në shpirt dhe kanë orientuar mendjet, qoftë si pasojë braktisja e Islamit ose ajo e komentimit të padrejtë të mësimeve islame.

Ajo që e bën hidhëtinë e kësaj tragjedie më të madhe është mendimi i cili krijohet tek disa njerëz që femra në shoqëritë perëndimore, e cila qan për gjendjen e gruas myslimane, jeton në lumturi duke gëzuar të drejtat e veta njerëzore dhe me dinjitet të mbrojtur. Kur e shikon situatën e saj nga afer do të shohësh se pikërisht femra perëndimore është ajo cilës i është nëpërkëmbur dinjiteti, si dhe që jëton në errësirat e mashtrimit në të cilin merr një pasqyrë të rreme për vete duke shërbyer, e kupton këtë apo jo, vetëm si mjet i mashkullit dhe vend prehjeje për kënaqjen e pasioneve të tij.

Ata të cilët "vajtojnë" për femrën myslimane këtu, janë që e kanë flakur femrën perëndimore në detin e shikimit sipërfaqësor të gjërave, ia kanë mohuar drejtën për të kuptuar domethënien e jetës.

Pikërisht kjo tek ne e bën tragjedinë e magjepsjes së myslimanëve formalë me sistemin perëndimor dhe hipokrizinë e tij ndaj femrës e bën më të hidhur dhe më të dhimbshme. Pas kësaj hidhëtia shtohet dhe forcohet kur lexojmë vargje të mbrojtjes së mjerueshme të Islamit dhe qëndrimit të tij ndaj femrës që i kanë hartuar shkrimtarë të cilët pa dyshim janë ndikuar nga magjepsja aktuale me Perëndimin, shkëlqimin e tij të jashtëm, zakonet dhe sistemet.

Prandaj asnjëri prej tyre, pavarësisht sa mbrohet dhe flitet, nuk është në gjendje ta largojë veten nga banka e të akuzuarve.

Me të vërtetë, tragjedia më e madhe është kur hajni shndërrohet në atë që i mbron me vendosmëri të drejtat dhe pronësinë, që kujdeset për të pafuqishmit. Mirëpo, është tragjedi më e ashpër dhe më e rëndë kur në mesin e njerëzve gjendet dikush që i beson kësaj mbrojtje të hajnit dhe tek cili fjalët e bukura dhe ngushëlluese bëjnë përshtypje, andaj turpërohet të flakë hipokrizinë dhe hipokritin dhe që njerëzve t'u deklarojë të vërtetën duke u mburrur me të.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...