Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të parë 3



Pra, është patjetër që kjo temë të studiohet haptazi dhe është patjetër që të konsiderohet pjesë e pandarë e çështjeve tona të mëdha që nuk mund të heqim dorë prej saj. Kështu deshti një grup i njerëzve, dhe kështu na e imponuan neve. Deshtën që ta pengojnë rrugën e të mos lejojnë që të sëmurin që ka gjakderdhje ta çojmë në spital per shpëtimin e jetës së tij, por ishin të vendosur që së pari duhet të pastrohet e më pas të zbukurohet trupi i tij. Është marri për neve sikur t'i mbyllim sytë, të heshtim e të themi: inicimi i mosmarrveshjeve me këta njerëz dëmton interesin e të sëmurit, atëherë le të heshtim e t'i lëmë të bëjnë çka të duan.

Jo. Nuk do të heshtim e t'i lemë të bëjnë çka të dojnë me këtë argument të çorroditur dhe qesharak.

Është patjetër ta themi fjalën e cila sqaron realitetin. Është patjetër që së paku t'ia tërheqim vërejtjen të sëmurit që të mos i dorëzohet mashtrimeve të tyre.

Me të vertetë është një gjë jo e mirë që të merremi me diçka që në esencë nuk ka pasur nevojë të merremi me të fare. Muslimanët që prej kohërave të hershme e gjer më tani e kanë ditur pa pasur nevojë për argumentim, se njerëzit ndahen në dy grupe: muxhtehidë dhe mukal-lidë (imitues). Po ashtu e kanë pasur të ditur se mukal-lidi duhet ta imitojë muxhtehidin. Nëse imiton njërin prej tyre, ka të drejtë që ta imitojë vetëm atë gjatë tërë jetës së tij, si dhe ka të drejtë që ta imitojë edhe dikë tjetër prej dijetarëve muxhtehidë.

Kjo gjë ishte e njohur për njerëzit derisa në kohën tonë lindi një grup njerëzish, të cilët i befasuan njerëzit me një sheriat të çuditshëm dhe të ri. Me një sheriat, i cili thotë: kush imiton gjithnjë një muxhtehid të caktuar, bie në kufër. Ndjekja e Kur'anit dhe sunnetit është ndjekje e asaj që nuk gabon, ndërsa ndjekja (imitimi) e imamëve të katër medhhebeve është ndjekje e asaj që gabon, andaj të gjithë njerëzit e kanë për obligim që të ndjekin atë që nuk gabon e të lirohen prej asaj që gabon!

Çdo i mençur në këtë botë e di se sikur të gjithë njerëzit të dinin mënyrën e përcjelljes së asaj që nuk gabon dhe mjetet për të kuptuar qëllimin e saj, nuk do të ndaheshin në dy grupe: mukal-lidë (imitues) dhe muxhtehidë dhe se Allahu nuk do t'i thoshte grupit të parë: { Ajeti Kuranor } "Pyetni dijetarët nëse nuk e dini". I ka urdhëruar që t'i pyesin dhe t'i ndjekin (imitojnë) dijetarët edhe pse nuk janë të pagabueshëm, ndërsa nuk i ka urdhëruar që të marrin drejtëpërdrejtë prej Kur'anit dhe sunnetit edhe pse Kur'ani dhe sunneti janë të pagabueshëm.

Me të vërtetë është e pakuptimtë që të ketë nevojë ta argumentojmë këtë fjalë të qartë që nuk është vështirë të kuptohet nga çdo i mençur. Mirëpo, kjo gjë e pakuptimtë na është imponuar neve sot. Njëri prej tyre që nuk kishte shënuar emrin e tij e as që kishte dhënë shenjë se kush është ai, shpërndau një broshurë me titull: "Muslimani, a është i obliguar që ta imitojë një medhheb të caktuar prej katër medhhebeve"? Si autor i kësaj broshure figuronte emri (Muhamed Sultan El-Ma'sumi El-Haxhnedi El-Mekki, mësimdhënës në El-Mesxhidul-Haram).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...