Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të parë 5



Çka duhet të bëjë përballë kësaj çështje të pakuptimtë që ndodhi?

A të hesht e të largohem vetëm e vetëm për të mos e prishur qejfin e një grupi të njerëzve që mendojnë se marrja me këtë çështje ëshë largim nga ajo që është më me rëndësi?

A ka diçka që është më e rëndësishme se të merrem me zgjidhjen e problemit të atyre që janë habitur e për të cilët folëm pak më parë?

A ka diçka më të rëndësishme se sa të sqaroj se dhjetra mijëra dijetarë të medhhebit hanefij, shafiij, malikij dhe hanbelij nuk janë kafira, të devijuar, mendjelehtë e as të humbur, por janë prijësit e muslimanëve, të cilëve u takojnë gjitha meritat për mbrojtjen e sheriatit islam dhe predikimin e tij mbarë njerëzve.

A ka diçka më të rëndësishme se sa t'i sqarohet këtij personi, i cili e kishte gjetur në këtë broshurë atë që e ka shpresuar, dhe më pas me qëllim dhe me zjarr e përsëriste gënjeshtrën e madhe orientaliste të cilën e kishte shpikur më parë orientalisti gjerman Shaht, se fikhu islam (e drejta islame) nuk është asgjë tjetër pos një fikh ligjor që e kanë prodhuar disa mendje të dalluara ligjore e më pas ia kanë bashkangjitur Kur'anit dhe sunnetit.

Bile, Shahti për këtë kishte sjellur të njëjtin argument që gjendet ne fillim të broshurës, se kinse përmbajtja e islamit është e thjeshtë, saqë beduini e kuptonte për disa minuta, e më pas thoshte: "Pasha Allahut nuk shtoj më shumë se kaq".

Prej nga erdhën më pas të gjitha këto dispozita të shumta? Them: A ka diçka më të rëndësishme se sa të sqaroj pavërtetësinë dhe devijimin e kësaj thënie, dhe se sa injorancë fshehet në brendinë e saj?

Është e patjetërsueshme që të sqarohet e gjithë kjo dhe të zbulohet realiteti i saj.

Mirëpo, unë nuk do t'i mbushi rreshtat e këtij libri ashtu sikur që e kishte mbushur autori i broshurës me kufër, dalalet, fyerje, injorancë, imitim të verbërt, e kështu me radhë.

Por, të gjitha çështjet do t'i sqaroj në mënyrë objektive dhe shkencore, duke qenë i matur në të.

Lus Allahun xh.sh që të gjithëve të na kthejë në rrugën e vërtetë dhe t'i pastrojë shpirtrat tona nga virusi i bartjes së fanatizmit ndaj njëri-tjetrit dhe urrejtjes. Allahumme amin.

Damask - 1389 h. / 1969.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...