Banner

JoMedhhebizmi: Shkurtimisht përmbajtja e Broshurës 1



Është e preferueshme që në fillim dhe para se gjithash lexuesit t'ia ofrojmë përmbajtjen e broshurës në mënyrë të shkurtër, pa marrë parasysh se kush është autori dhe botuesi i saj. Më pas në kapitujt që vijojnë, këte përmbajtje të shkurtër do ta bëjmë temë studimi dhe hulumtimi duke pasur për qëllim që të këshillojmë për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke u bazuar në metodologjinë shkencore dhe objektive, pa pasur për qëllim prej saj interes personal as nënçmim të ndonjë studiuesi e as akuzimin e ndonjë shkrimtari me kufer.

Në anën tjetër nuk do kisha kërkuar nga lexuesi diçka tjetër pos të bëhet si unë, do të thotë të thellohet në mendime, të bëhet objektiv, të jetë i sinqertë në të kërkuarit e diturisë nga ajo që e lexon, t'i përmbahet asaj që e udhëzon dituria, duke e liruar mendjen e tij nga barra e inatit dhe imitimit. Nëse lexuesi, gjatë leximit i përmbahet kësaj metodologjie, do të vërejë se nxitja e problemeve rreth imitimit të muslimanëve ndonjërit prej katër medhhebeve është nxitje e një problemi pa nevojë, studim në temë që nuk ka nevojë, ose siç thonë rrëmujë në filxhan.

Autori i broshurës, studimin e tij e kishte filluar duke e sqaruar realitetin e imanit dhe të islamit. Për këtë si dëshmi kishte sjellë hadithin e Xhibrilit kur e kishte pyetur Muhamedin a.s. rreth islamit. Po ashtu hadithin: "Feja islame ngritet mbi pesë shtylla". Po ashtu hadithin ku ceket se një njeri erdhi te Muhamedi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut më trego një punë, të cilën nëse e punoj do të hyj në xhennet"? I Dërguari i Allahut iu përgjigj: "Të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër pos Allahut ...", deri në fund të hadithit. Po ashtu hadithin ku thuhet se një njeri erdhi dhe e uli devene e tij te xhamia e Pejgamberit a.s., mandej hyri në xhami dhe e pyeti për konditat më të rëndësishme të Islamit. Më pas, autori në bazë të këtyre argumenteve konstatoi se Islami nuk është më shumë se disa fjalë dhe disa dispozita, të cilat mund t'i kuptojë çdo beduin ose musliman. Këto dispozita janë aq të lehta saqë nuk ka nevojë të imitohet ndonjë imam ose muxhtehid.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...