Banner

JoMedhhebizmi: Shkurtimisht përmbajtja e Broshurës 3



Më pas, autori ka bërë dallim mes nocioneve "teklid" dhe "ittiba'", duke konkluduar se teklidi është i papranuar dhe i keq, ndërsa ittibai është i pranuar dhe i mirë. Sipas tij ittiba' është që njeriu të pyesë rreth hukmit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e jo të pyesë për ndonjë mendim tjetër dhe medhhebin e tij, (faqe: 14,15).

Më pas, autori përfundon se nëse në disa çështje, janë transmetuar disa transmetime nga Muhamedi a.s. dhe nuk dihet se cilat janë më të hershme e cilat më të vonshme dhe nuk dihet se cila prej tyre është deroguese, atëherë ke për obligim që t'i praktikosh të gjitha, herë vepron me njërin transmetim e herë me tjetrin. Më pas sqaron se lindja e këtyre medhhebeve të ndara ka qenë për shkak se nuk iu kanë përmbajtur këtij parimi! (faqe: 17).

Autori përsëri kthehet dhe e përsërit atë që e kishte thënë më parë se muxhtehidi mund të gabojë dhe mund ta qëllojë, për këtë edhe nuk lejohet imitimi i tij, ndërsa Muhamedi a.s. është i pagabueshëm dhe për këtë nuk lejohet të hiqet dorë prej tij. Këtë mendim të tij e ka përforcuar me argumente të ndryshme që ndalojne inatin për ndonjë medhheb kundër argumentit të qartë nga Kur'ani dhe sunneti, të cilin e ka mësuar imituesi dhe plotësisht e ka kuptuar.

Autori më pas kishte përsëritur se kapja e një personi për një medhheb të caktuar është bid'at (risi). Ai konfirmon se të gjithë sahabët kanë nxjerrë dispozita drejpërdrejtë nga Kur'ani, sunneti dhe ixhmai i tyre, në mungesë të argumentit. Mandej pas shekullit të tretë hixhri ka lindur bid'ati i kapjes për ndonjë medhheb dhe teklidi (imitimi). Autori, imituesit e medhhebeve i ka përshkruar si gomarë të trentë dhe i cilëson si fanatikë dhe të afërmit e shejtanit, (faqe: 24,25).

Pastaj ofendon ata persona të cilët i konsiderojnë tekstet e imamëve të tyre më të vlefshëm për imitim se sa tekstet kur'anore. Si dëshmi për këtë sjell tekste të shumta nga vetë thëniet e imamëve muxhtehidë të cilët ndalojnë që njeriu të fanatizohet për medhhebin e imamit të tij, nëse është në kundërshtim me ndonjë argument nga Kur'ani dhe sunneti, nëse ai e ka kuptuar mirë. Me këto tekste ai bën një lidhshmëri mes tyre dhe qëndrimit të tij, se është haram imitimi i një medhhebi të caktuar, (faqe: 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34).

Në fund autori kërkon prej të gjithë muslimanëve që të merren me studimin e Kur'anit dhe sunnetit për të nxjerrë dispozitat drejtpërdrejt prej tyre, duke konkluduar se arritja e një gjëje të tillë është e lehtë dhe se nuk ka nevojë për lodhje, sepse njeriu në duart e tij nuk duhet të ketë me shumë se këto libra: Muvetta' të imam Malikut, dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit, Xhamiun e Tirmidhiut dhe Nesaiut, (faqe: 40).

Më pas, autori bën një përzierje mes argumenteve të shumta që ndalojnë nga fanatizmi i atij dijetari që njeh argumentet për ndonjë çështje që të imitojë imamin e tij, edhe pse kundërshtohet me argumentin dhe qëndrimin e tij që ndalon rreptësisht që njeriu t'i përmbahet një medhhebi të caktuar, (faqe: 40 dhe ato që e pasojnë).

Autori preferon lexuesit që të lexojë librin "Mukaddimetu Ibn Haldun" duke pretenduar se është i dobishëm, ku ka përfunduar se lindja e medhhebeve dhe përhapja e tyre ka qenë për shkak të politikave tirane dhe sundimit të të huajve (joarabëve) që kishin qëllime për sundim.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...