Banner

JoMedhhebizmi: Çështje të padiskutueshme 1



Ekzistojnë disa çështje të padiskutueshme që i pranojnë të gjithë. Këto çështje është patjetër që t'i largojmë nga tema e hulumtimit dhe se nuk marrin pjesë në qëndrimin e tij për të cilën e shkroi autori broshurën e vet.

Çështjet të cilat nuk pranojnë diskutim janë:

E para: Imituesi i ndonjërit prej medhhebeve, nuk është i obliguar me ndonjë argument, që vazhdimisht ta imitojë atë e as që ka diçka që e ndalon atë që të kalojë prej një medhhebi në tjetrin. Ekziston konsenzus nga ana e muslimanëve se imituesi ka të drejtë të imitojë kë të dojë prej muxhtehidëve nëse është vërtetuar realiteti i medhhebit të tij. Ai ka të drejtë që çdo ditë ta imitojë ndonjërin prej imamëve të katër medhhebeve. Nëse në disa periudha shohim se dikush e ka parë jo të arsyeshme që të kalojë prej një medhhebi në tjetrin, ajo është fanatizëm për të cilën të gjithë muslimanët janë të mendimit se është i papranueshëm.

Është e qartë për çdo studiues se kjo çështje e padiskutueshme nuk ështe e njëjtë me atë qc thuhet se imituesi nuk ka të drejtë që t'i përmbahet gjithnjë një medhhebi të caktuar, por, duhet ta ndryshojë atë.

E dyta: Imituesi nëse përfiton njohuri të mjaftueshme rreth ndonjë mes'ele (çështje), duke i njohur argumentet nga Kur'ani, sunneti dhe bazat e ixhtihadit, atëherë e ka për obligim që të lirohet prej medhhebit të imamit të vet dhe se i bëhet haram imitimi në atë çështje, përderisa ka mundësi që të bëjë ixhtihad duke u bazuar në fuqinë e tij shkencore që e posedon. Për këtë çështje ekziston konsenzus nga dijetarët islam, bile edhe nga vet imamët e medhhebeve. Në këtë rast është plotësisht normale që atij t'i ndalohet që t'i përmbahet mendimit të imamit e të lë anash ixhtihadin e tij në atë mes'ele për të cilën është thelluar në hulumtim dhe ka kuptuar mirë argumentet dhe bazat e saj. Nëse shohim se në disa periudha të fundit gjenden persona fanatikë që kundërshtojnë këtë të vërtetë dhe dalin nga ixhmai i muslimanëve, ajo është një dukuri që duhet hequr dorë plotësisht prej saj. [1]

Po ashtu është e njohur për çdo hulumtues se kjo çështje e padiskutueshme nuk do të thotë në asnjë mënyrë se duhet kërkuar prej mukal-lidit (imituesit), i cili nuk i njeh argumentet e dispozitave që të heq dorë nga imitimi e të mbështetet drejtëpërdrejtë në argumentet e Kur'anit dhe të sunnetit.

E treta: Se të gjithë imamët e katër medhhebeve janë në rrugë të vërtetë dhe të pranuar. Nga kjo nënkuptohet se ixhtihadi i tyrc arsyeton veprimtarinë e tyre te Allahu xh.sh. në çështjet që pranojnë ixhtihad, nëse nuk e kanë qëlluar realitetin e hukmit, të cilin e ka dëshiruar Allahu për robërit e Tij. Pra, ai duhet të vazhdojë të ecë në bazë të asaj që e ka arritur me ixhtihadin e tij.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[1] - Hulumtuesi i tillë njihet me emrin muxhtehid në medhheb, sepse ixhtihadi është çështje, e cila përpjesëtohet siç është e njohur dhe e theksuar në të gjitha librat e usuli fikhut. Kush posedon njohuri të përgjithshme dhe ka përfituar përvojë, në atë mënyrë që ka mundësi të bëjë ixhtihad në të gjitha çështjet e fikhut dhe temat e saj, ky person njihet me emrin muxhtehid mutlak (absolut), ndërsa kush ka arritur në atë shkallë që ta kuptojë një mes'ele ose disa mes'ele derisa e ka kuptuar mirë atë nga argumentet bazë, ky person njihet me emrin muxhtehid në medhheb.
Shejh Naseri çuditet kur ia sqarojmë këtë të vërtetë të njohur dhe është i mendimit se një hulumtues i tillë njihet me emrin "muttebi'".
Ai kundërshtoi qëndrimin tim se njerëzit ndahen në dy grupe: muxhtehid dhe mukal-lid, duke argumentuar se për shembull ka njerëz të cilët posedojnë aftësi dhe njohuri në disa mes'ele duke i njohur edhe argumentet e tyre. S'ka dyshim se një person i tillë nuk ka arritur gradën e imameve të katër medhhebeve, por, edhe nuk është i njëjtë me gjithë imituesit e thjeshtë. Pra, s'ka dyshim se ky njeri dhe të tjerët si ai i takojnë një grupit të tretë!!
Ne themi siç thonë të gjithë dijetarët e fikhut dhe të usulit: se personi i tillë konsiderohet muxhtehid në atë çështje që e ka arritur gradën e ixhtihadit, ndërsa mukal-lid (imitues) në gjitha çështjet tjera. Ky është kuptimi i fjalës së tyre kur thonë se secili prej ixhtihadit dhe taklidit përpjesëtohet.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...