Banner

JoMedhhebizmi: Çështje të padiskutueshme 3



Këto tri çështje janë të pranuara nga të gjithë dijetarët në të gjitha kohët, çështje të cilat i kanë regjistruar dhe theksuar dijetarët -Allahu i mëshiroftë- në librat e tyre. Të gjitha tekstet që i ka theksuar autori i broshurës nga Ibnul-Kajjimi, El-Izz ibn Abdus-Selami, Shah Dehleviu e të tjerë, sillen rreth këtyre tri çështjeve. Në këto çështje askush nuk i ka kundërshtuar, as që e ka atë të drejtë që t'i kundërshtojë.

Sikur autori i broshurës të përqëndrohej në këto çështje e të përcjellte metodologjinë e këtyre imamëve, duke i kundërshtuar ata fanatikë që bëjnë vepra të pakuptimta, do ta kishim pranuar broshurën e tij me plot nderë dhe respekt e as nuk do të kishim mundësi që ta kundërshtojmë atë.

Mirëpo, studiuesi keto citate dhe argumente i mori dhe i përdori në vende që nuk kanë të bëjnë fare me to, duke përfunduar në bazë të këtyre argumenteve që ndalojnë kundërshtimin e këtyre çështjeve të pranuara nga të gjithë si argumente se është haram imitimi i njërit prej katër medhhebeve për cilindo person qoftë. Ku është kjo me atë?!

Për këtë, vetë argumentet e tij kanë kundërshtuar qëndrimin e tij. Ai për qëndrimin e tij ka sjellur për argument fjalët e El-Izz ibn Abdis-Selamit, ndërsa El-Izz ibn Abdis-Selami i takon medhhebit shafiij. Ka sjellur për argument fjalët e El-Kemal ibnul-Hummamit i cili i takon medhhebit hanefij. Ka argumentuar me fjalët e Ibnul-Kajjimit i cili i takon medhhebit hanbelij. Ka argumentuar me fjalët e Dehleviut i cili i takon medhhebit hanefij. Autori, qëndrimin e tij, se është haram imitimi i një medhhebi të caktuar e ka argumentuar me fjalët e këtyre dijetarëve, të cilët ata vetë i takojnë ndonjërit prej medhhebeve, për të cilën autori thotë se është haram!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...