Banner

Zgjedhja e detyrave dhe drejtave të femrës në shoqëritë perëndimore



Sërish po tërheqim vëmendjen se nuk duhet lejuar që Perëndimi t'na mashtrojë me parulla të bukura për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut të cilat na pengojnë të shikojmë realitetin e dhimbshëm i cili është i papajtueshëm me këtë, e në bazë të cilit Perëndimi sillet karshi popujve dhe grupeve të vogla.

Në rast se pikëpamjet dhe vetëdijet vetjake i robërojmë në boshllëkun e këtyre parullave do të bindemi që femra në Perëndim ulet në fron të nderit duke gëzuar liritë që nuk kanë kufi dhe se realizon të gjitha të drejtat pa kurrfarë vështirësish.

Përkundër kësaj, femra perëndimore vuan nga realiteti i cili nuk mund të pajtohet me këto parulla. Çdo vrojtues dhe studiues i thelbit të jetës perëndimore mund të vërejë këtë kontradiktë dhe zemra e tij me siguri do të pushtohet nga pikëllimi kur ta kuptojë faktin se femra perëndimore në të vërtetë është viktimë e tiranisë së sistemit perëndimor.

Duke u nisur nga ky qëndrim shtrohet pyetja:

- Cilët janë burimet e detyrimeve me të cilat është obliguar femra perëndimore sot?

- Përgjigja që na ofron realiteti është se burimi i tyre është në dominimin e interesit material.

Nuk ka nevojë të shpjegojmë se shumë detyra me të cilat është obliguar femra perëndimore dhe të cilat i kryen, janë në harmoni me masat njerëzore dhe vlerat islame. Arsye për këtë është se faktori material vërtet paraqet njërin prej shtyllave më të rëndësishme që është i domosdoshëm për mbijetesën e llojit njerëzor, për ngritjen dhe ruajtjen e cilit edhe ka ardhur feja. Bashkëpunimi i mashkullit me femrën në ngritjen e një shoqërie përparimtare njerëzore është domosdoshmëri pa alternativë.

Mirëpo, Perëndimi nuk i kushton rëndësi asnjë faktori tjetër pos atij material në domenin e shoqërisë dhe kujdesit për të, gjersa principet islame dhe përgjithësisht vlerat fetare faktorin material e shikojnë si një nga shumë faktorë dhe e vendosin atë sipas principit të shkallës së prioriteteve.

Nga pikëpamja perëndimore e materies dhe vënies së saj në pozitë të një faktori në ngritjen e një komuniteti më të mirë shoqëror ajo që e ka shtyrë ta privojë nga shumë të drejta me qëllim të synimit të mbrojtjes së asaj që e konsideron detyrë më me rëndësi. Kjo ka sjellur lloje të ndryshme të autokracisë (arbitraritetit) dhe padrejtësisë të cilat në të shumtën e rasteve kanë rënë mbi femrën. Për shkak të ndikimit të akti faktori material, femra është obliguar që vetë të kujdeset për vete, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vajzën në shtëpinë e prindërve apo bashkëshorten në shtëpinë e burrit të saj, gjersa të jetë në gjendje të vijë te çfarëdo fitimi në çfarëdo mënyre qoftë!

Filozofia e "shenjtërisë" së materies dhe shikimit të saj si faktor të vetëm për sigurimin e një shoqërie të qetë njerëzore, hedh në zemrën e secilit individ perëndimor bindjen "e shenjtë" esenca e cilës është se kënaqësitë e jetës janë të shumta dhe të pakufishme. Të gjitha këto kënaqësi kërkojnë shuma të mëdha parash. Për këtë arsye të gjithë duhet të futen në garën e pashembullt për të siguruar shuma sa më të mëdha për pagimin e haraçit që të arrihet zinxhiri i kënaqësive të cilat nuk përfundojnë kurrë.

Pikërisht kështu. Çdo individ në këtë tollovi duhet të nxitojë dhe të kujdeset për vetvete, duke garuar me të tjerët në grumbullimin e shumave sa më të mëdha të parave. Ideja e brengosjes dhe durimit për shkak të tjerëve ose bërjes mirë ndaj të tjerëve në këtë rrethanë paraqet naivitet për çka nuk ka as kohë as vend.

Për shkak të dominimit të kësaj "filozofie materialiste" vajzat janë të detyruara që sapo të shtojnë shtat të dalin çdo mëngjes, njësoj si anëtarët tjerë të familjes për të kërkuar mjetet për jetë dhe kënaqësi të cilat i synojnë të gjithë, në mënyrë që t'i sigurojnë sa më shumë. Konsiderohet marrëzi e madhe që ajo në atë moshë të re të presë kujdesie dhe mëshirë nga babai, dhe të mos detyrohet të bredhë në kërkim të ekzistencës së vet.

Po kjo filozofi e detyron femrën ta humb çdo shpresë në atë që e kemi quajtur detyrime të burrit ndaj saj, e të cilat ai duhet t'i plotësojë në këmbim të obligimit të jetës bashkëshortore të cilat i bart ajo, andaj tashti krahas këtyre obligimeve edhe ajo duhet të dalë për të kërkuar çfarëdo pune me të cilën do të mbulonte nevojat vetjake.

Prandaj, materia dhe asgjë tjetër është bazë e shoqërisë perëndimore dhe ajo është burim i detyrave të tjera me të cilat obligohen anëtarët e saj pavarësisht për kë bëhet fjalë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...