Banner

Cili është burimi i drejtave të cilat i gëzon femra në shoqëritë perëndimore? 1



Pastaj shtrohet pyetja vijuese:

Cili është burimi i drejtave të cilat i gëzon femra në shoqëritë perëndimore?

Burimi i këtyre drejtave, siç na tregon realiteti i shoqërive perëndimore, është feminiteti i saj i cili duhet të nënshtrohet si mjeti më i shtrenjtë i kënaqësisë së mashkullit dhe lumturisë së tij.

Perëndimi në çdo rast me të gjitha mundësitë e mundshme e proklamon që femra duhet të gëzojë të gjitha të drejtat e veta që manifestohen në lirinë shoqërore, politike dhe ekonomike dhe se duhet të jetë e barabartë me mashkullin në të gjitha gjërat, rrethanat dhe gjendjet.

S'ka dyshim që ky proklamim i cili në të gjitha rastet jehon para mediave, nga gjërat që gëzojnë femrat dhe cila, në emocionet e saj nxit shkakun për gëzim dhe lumturi.

Mirëpo, praktika e cila zbatohet në këto shoqëri cenon shpresat e femrës për realizimin e këtyre proklamimeve të trumbetuara dhe e hedh atë në poshtërim në të cilin mund ta shohë veten vetëm si shërbëtore e zakonshme për epshet e mashkullit. Nëse ajo, ndërkaq, humb predispozitat për një shërbim të tillë, për shkak të pleqërisë, rrethanave të ndryshme që mund të pësojë madje edhe si rezultat i mërzisë dhe apatisë e cila paraqitet shpesh në natyrën e mashkullit, s'ka dyshim se e pret një poshtërim i plotë që do të manifestohet në mohim dhe dhunë ndaj saj, ngase atëherë femra shikohet vetëm si pengesë në rrugën e kënaqësive.

Shkak për këtë është që lartësimi i mashkullit të feminitetit nuk është gjë tjetër pos një nga gjurmët e kujdesit të tij për vete, ushqimin e egoizmit vetjak dhe synimi i instinktit personal. Nëse të drejtat i janë dhënë femrës vetëm për shkak të feminitetit të saj atëherë ato bëhen mito ose kompensim të cilën femra e nxjerr përkundër kënaqësisë së mashkullit me feminitetin e saj. Kur ky feminitet nuk qëndron dhe kur tretet zjarri rinor, nuk ka më arsye për mito dhe kompensim të cilin e ka marrë, arsyeja, me sa duket, ka qenë vetëm prestigji të cilin e ka gëzuar.

Askush të mos deklarojë: "Por, ligjet të cilat i rregullojnë drejtat e femrës në perëndim janë të përgjithshëm dhe nuk përfshijnë detajet dhe kufizimet". Kjo është për shkak se realiteti është një, kurse ligji është diç krejtësisht tjetër.

Nëse tekstet e ligjit të shkruar në letër e lumturojnë femrën dhe garantojnë dinjitetin e saj, atëherë përkuljet e meshkujve dhe puthjet e dorës janë më të prirur për ta lumturuar edhe më shumë dhe për t'i siguruar dinjitet. Mirëpo kush nuk e di se kjo sjellje e tij ndaj saj është vetëm mashtrim me qëllim të realizimit të dëshirave vetjake për çka mashkulli mendon për vete dhe kënaqësinë e vet.

Do t'i përmendim disa fakte të dhimbshëm dhe poshtërues të cilët e përshkruajnë më së miri realitetin të cilin e jeton femra perëndimore, e të cilët fshihen prapa bukurisë së shprehjes dhe mashtrimit me të cilin mund të karakterizohen tekstet e ligjit. Femrat në shoqërinë perëndimore lidhen me meshkujt në një prej dy mënyrave. E para është përmes martesës konvencionale lidhja e cilës zakonisht kryhet në Kishë, kurse e dyta është vendosja e lidhjes "nga dashuria" e cila arrihet me kënaqësinë e dyanshme të djalit dhe vajzës.

Deri më tani nuk kemi mund të gjejmë një statistikë e cila do të zbulonte përqindjen e përfaqësimit të këtyre lidhjeve në këto shoqëri dhe për sa njëra është më e shumtë se tjetra ... Këtë e themi pa llogaritur lidhjet tjera të shumta kalimtare të cilat nuk kufizohen me norma të martesës as me obligime nga dashuria.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...