Banner

Cili është burimi i drejtave të cilat i gëzon femra në shoqëritë perëndimore? 3



Nëse guna e pleqërisë e ngushton, do të detyrohet ta braktisë banesën e vogël dhe të shkojë në ndonjë prej shtëpive azileve për pleq. Në atë vend i cili madje mund të jetë i qetë dhe i bukur, secili pret momentin e shkuarjes kohën e cilit e di vetëm Allahut, xh.sh..

S'ka dyshim se secila prej atyre që ndodhet në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër por t'i falënderojë shoqërisë e cila ndaj saj nuk ka qenë koprace kur atë dhe simotrat e saj i ka gostitur në "vendpritje" të tilla të rehatshme.

Nëse e kaplon ndonjë sëmundje, i nevojitet spitali. Nëse është e varfër dhe nuk ka mjaft para, e për të tillat nuk ka ilaç, pos durimit gjersa Allahu, xh.sh., nuk bën të realizohet përcaktimi i tij. Por nëse është e pasur dhe ka mjaft kursime me të cilat ndihmohet në raste të tilla shpëtimi i saj i vetëm është që, krahas llogarisë së majme drejtorisë spitalore, të paguajë edhe personin i cili do të qëndronte pranë saj për t'i shërbyer dhe kujdesur për të. E kjo është detyrë të cilën në vendet tona zakonisht e kryejnë pasardhësit ose të afërmit. Sa i përket familjarëve të saj dhe fëmijëve, nëse ka fëmijë, prej tyre nuk pritet asgjë pos vizitave të rralla, sa për sy e faqe. Në ato momente i dërgojnë buçeta lulesh dhe plot dëshira të ngrohta.

Çdo njeri me mend do të pyes: "Çka është ajo që ka ndikuar tek shoqëria perëndimore që nga shprehja më e madhe e respektit ndaj femrës, gjersa ka qenë vajza lozonjare me plot feminitet dhe bukuri, të kalojë deri në kulmin e pakujdesisë ndaj saj dhe heqjes dorë prej saj kur ta kalojë prej periudhës së rinisë dhe vajzërisë në periudhën e pleqërisë dhe plogështisë"?!

Ata që janë me mend lehtë do ta gjejnë përgjigjen. Respekti, mirënjohjet dhe simpatitë kanë qenë nga nderi për bukurinë dhe feminitetin e saj, kurse pasi meshkujt e kanë marrë atë që kanë dëshiruar prej saj dhe kur bukuria e saj është venitur dhe magjitë e feminitetit janë tretur në thinjat e flokëve dhe rrudhat e fytyrës, nuk ka mbetur gjë për të dëshiruar nga ajo që u ka mbetur, pos përkatësisë së thjeshtë gjinisë njerëzore. Kujdesi për përkatësinë lakuriqe llojit njerëzor për femrën është çmimi i cili paguhet pa profit.

Kjo është përgjigjja, kurse kjo është filozofia e realitetit shoqëror në lidhje me meshkujt dhe femrat në Perëndim.

Ti e di se në shoqëritë tona në sytë dhe shpirtin e meshkujve respekti i femrës shtohet krahas shkeljes së saj në moshë dhe ardhjes së pleqërisë. Gruaja e moshuar është zot shtëpie, pa diskutim. Fjala e saj zbatohet. Të gjitha ndaj saj sillen me respekt, madje me një lloj shenjtërie. Shenjtëria e maternitetit shprehen edhe më qartë dhe më fuqishëm tek gratë e moshuara andaj ajo bëhet burim i nderit dhe shenjtërisë në shpirtrat e të gjithë anëtarëve të familjes.

Bazë për këtë është fakti që burimi i drejtës së femrës në Islam është përkatësia e saj llojit njerëzor, siç u tha më sipër. Edukimi islam, me mëshirën e Allahut, akoma ka ndikim në shoqëritë tona islame, pavarësisht se mund të flitet për lëshime të myslimanëve në pasimin e Islamit dhe disiplinimit në bontonin dhe moralin e tij.

Ky krahasim midis burimeve të drejtave të femrës në vendet islame dhe shoqëritë perëndimore, nëse do Allahu, do të bëhet më i qartë kur do të flasim për aplikimet konkrete me krahasim në kaptinën vijuese.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...