Banner

JoMedhhebizmi: Risitë që i sjell Autori i Broshurës 3.2



Kërkoj prej lexuesit që të mos mendojë se këto fjalë jam duke i trilluar me qëllim që të nënçmoj autorin. Vallahi kjo është që e kam kuptuar unë prej fjalëve të tij dhe çdo person që thellohet në mendime rreth tyre. Njeriu në mënyrë shumë të qartë këtë e ka thënë në fjalën e tij kur thotë: dije se medhheb i vërtetë që është për obligim të imitohet dhe të përcillet është medhhebi i Muhamedit a.s., Ai është imami më i madh që duhet të imitohet. Mandej, medhhebi i hulefairrashidinëve radijellahu anhum.

Nuk jemi të urdhëruar që të imitojmë asnjë njeri në mënyrë konkrete në përjashtim të Muhamedit a.s., Allahu xh.sh. ka thënë: "Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbaniu". Si dhe Muhamedi a.s. ka thënë: "Jeni të obliguar me sunnetin tim dhe sunnetin e hulefairrashidinëve", (f. 12).

A nuk shihet qartë nga kjo fjalë, se autori i broshurës paramendon se ekzistojnë disa medhhebe të cilat kanë lindur gjatë historisë, ku secila prej tyre i thërret njerëzit që të kapen për to dhe se medhhebi i vërtetë në mesin e tyre është medhhebi i Muhamedit a.s., ndërsa të tjerat nuk janë të vërteta!

Ti, o lexues i nderuar, sado që njohuria yte të jetë e vogël dhe e dobët rreth të drejtës së sheriatit islam, a është e mundur që të gjitha të vërtetat të shlyhen prej teje e në vend të saj të kuptosh këtë kuptim të çuditshëm?

Çka është dallimi mes medhhebeve të katër imamëve dhe medhhebit të Zejd ibn Thabitit, Muadh ibn Xhebelit ose Abdullah ibn Abbasit në të kuptuarit e disa dispozitave të islamit.

Çka është dallimi mes prijësve të katër medhhebeve dhe prijësve të medhhebit të ra'jit në Irak dhe prijesve të medhhebit të hadithit në Hixhaz. Bazë kryesore e këtyre dy medhhebeve janë sahabët dhe tabiinët e zgjedhur dhe më me autoritet. Ata kishin imitues, por edhe ata të tjerët kishin imitues?!

A pranon autori i broshurës se ato janë dhjetëra medhhebe e jo vetëm katër, të cilat të gjitha kanë ardhur që ta kundërshtojnë ose të rivalizohen me medhhebin e Muhamedit a.s.? Apo ndoshta thotë: se medhhebet që janë jashtë rregullave dhe që kanë ardhur për të garuar me medhhebin e Muhamedit a.s. janë vetëm këto katër, ndërsa medhhebet e mëparshme janë të vërteta dhe të mira që ecin baraz dhe krah për krah me medhhebin e Muhamedit a.s.!

Nuk e di cilën prej këtyre dy mendimeve do ta zgjedhe autor, i broshurës, por atë që e di është se ato janë vetëm dy, më i pranuari prej tyre është i idhët, dhe më i miri prej tyre është gënjeshter dhe: shprle. Është e papranueshme që ixhtihadet e sahabëve, tabiinëve dhe imamëve të tjerë muxhtehidë të jenë diçka më shumë se sherbim dhe komentim i asaj që i ka zbritur Muhamedit a.s., vahj nga ana e Allahut xh.sh..

Mirëpo, disa ixhtihade dhe komentime të disave prej tyre kanë ardhur në kundërshtim me disa ixhtihade dhe komentrme të disa të tjerëve, e në këtë rast këto ixhtihade të kundërshtuara jane bërë medhhebe në të kuptuarit e fjalëve të Muhamedit a.s., e jo, medhhebe që rivahzojnë me fjalët e tij ose i kundërshojnë ato! Si mund të rivalizojnë me to dhe ta kundërshtojnë ato, kur të gjithe argumentojnë me fjalët e tij dhe thellohen në të kuptuant e qëllimit të tij.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...