Banner

Pozita e Femrës në Islam 1



Hyrje

Respekti të cilin Islami ia dedikon femrës është i pandarë nga respekti të cilin ia dedikon dhe ofron të gjithë njerëzve edhe atë përmes fjalëve të Allahut, xh.sh.:

"Ne, vërtet, i dalluam pasardhësit e Ademit: u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, dhe i furnizuam ata me ushqime të mira, dhe u dhamë përparësi të madhe karshi shumë syresh që krijuam", (El-Isra, 70).

Prandaj, edhe femra edhe mashkulli janë femijët e Ademit. Islami, pastaj, konfirmon këtë respekt e cila bazohet vetëm në bazën e vetë përkatësisë gjinisë njerëzore e cila njëlloj përfshin edhe mashkullin edhe femrën, kur e mbron me veshjen e devotshmërisë dhe veprave të mira, duke i bërë këto dy gjëra, dhe jo diçka tjetër masë e dallimit midis njerëzve në madhësinë dhe pozitën te Allahu, xh.sh.. Kjo mund vërehet në fjalët e Allahut,xh.sh.:

"O njerëz, vërtetë Ne ju krijojmë prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëjmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete. S'ka dyshim se më i nderuari te Allahu është ai që i frikohet më shumë. Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë", (El-Huxhurat, 13).

Është konfirmuar me aludim të hapur dhe të qartë të cilin e flasin të dy ajetet se njeriu, njësoj mashkulli dhe femra, është nderuar në Librin e Allahut, xh.sh., dhe fenë e Tij pa kurrfarë roli gjinisë mashkullore apo femërore në shtimin apo zvogëlimin të këtij nderimi. Gjithashtu është konfirmuar që pas kësaj njerëzit dallojnë në këtë nderim të cilin Allahu, xh.sh., ua jep të gjithëve, por arsye për këtë dallim është një gjë, e ajo është dallimi i tyre në ruajtjen nga ndalesat e Allahu, xh.sh., e me këtë dallimet e tyre në vepra të mira të dobishme për njerëzimin.

Kjo kërkon që shpërblimi për këto vepra të mira të tyre të jetë i njëjtë, në sasi dhe cilësi deri në atë masë sa përkatësia gjinisë mashkullore dhe femërore nuk ka kurrfarë roli në ndryshimin e shpërblimit. Këtë e ka bërë të ditur Shpallja e Allahut, xh.sh., në të cilin është thënë:

"Zoti i tyre iu përgjigj kërkesës së tyre: 'Asnjërit prej jush nuk do t'ia mohoj mundin, as mashkullit as femrës - jujeni njëri prej tjetrit'", (Ali Imran, 195).

"Kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk u bëhet e padrejtë as një thërrimë", (En-Nisa, 124).

"Atij që bën vepër të rnirë, qoftë masbkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do të bëjmë të ketë jetë të mirë dhe vërtet do ta shpërblejmë më shpërblim më të mirë seç kanë merituar", (En-Nahl, 97).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...