Banner

Pozita e Femrës në Islam 2



Legjislacioni islam e aplikon këtë princip njerëzor nën ndikimin e cilit e ka barazuar përkatësinë gjinisë mashkullore dhe femërore, siç kemi parë, në mënyrën të cilën do ta përmbledhim me si vijon:

Dispozitat islame janë orientuar tek individi, e shërojnë atë përmes obligimeve, duke e edukuar dhe përmirësuar, kurse brengoset për të përmes drejtave duke e mbrojtur dhe gëzuar.

Pastaj orientohen tek familja duke e rrethuar me kornizë të shenjtërisë dhe duke u kujdesur për të me forcimin e lidhjeve familjare, përhapjen e ndjenjës së përgjegjësisë dhe duke e ushqyer me dashuri reciproke dhe respekt të dyanshëm ...

Pastaj, orientohen tek shoqëria, e cila bazohet në familje, kurse mbrohet me sistemet e qeverisjes, administrimit, shuras (marrëveshjes) dhe raportet e rregulluara midis pushtetmbajtësit dhe qytetarëve.

Përmes këtyre dispozitave në të cilët është vërejtur kujdesi ndaj individit, ndaj familjes dhe shoqërisë, shihen drejtat e mashkullit dhe femrës si dhe detyrimet e tyre në legjislacionin islam dhe dispozitat e tij siç tregohet uniteti i këtyre rregullave që kanë ardhur si ushqimi i domosdoshëm për unitetin e familjes të gjinisë njerëzore.

Ndërsa manifestimet më të theksuara të harmonizimit të Allahut, xh.sh., të natyrave të njerëzve të cilat Ai i krijon dhe urdhëresave të cilat Ai i ka caktuar (e themi këtë pavarësisht nga pasionet dhe qëllimet e fshehta që synohen t'i shtohen kësaj) është vënia e karakterit burimor te mashkulli dhe femra në pajtim me esencën e përmbajtjes së këtyre urdhëresave.

Krejt kjo që njerëzit të mos bartin vuajtje vetë për vete, në mënyrë që të ruhet njëshmëria e Krijuesit tek krijesat e Tij, në shprehje ka ardhur harmonia e enës së kozmosit që manifestohet në bazë të natyrës së njeriut dhe nevojave të saj, dhe kapakut të saj të cilin e paraqesin të gjitha ligjet dhe principet të cilët Ai i ka shpallur për robërit e Vet.

Kjo metodë e Allahut, xh.sh., kërkon që meshkujt dhe femrat te jenë partnerë të njëri tjetrit në drejtat e përgjithshme njerëzore pa kurrfarë dallimi dhe potencimi në ndonjërën prej këtyre drejtave të përgjithshme. Prej tyre më të theksuarat janë e drejta për jetë, e drejta për liri, e drejta civile dhe ajo ekonomike, politike e shoqërore që i shoqërojnë.

Kjo gjithashtu kërkon që ata dy të jenë partnerë në detyrime të cilat i nënkupton ndërtimi i jetës së njeriut në harmoni me metodat që i precizon legjislacioni islam. Është e domosdoshme që ky proces të fillojë me ndërtimin e individit dhe familjes pastaj të shoqërisë si tërësi. Me qëllim të arritjes së kësaj bashkëshortët duhet t'i ndajnë përpjekjet në mes tyre në pajtim me aftësitë dhe mundësitë e tyre duke bartur kështu përgjegjësinë e krijimit të shoqërisë dhe kujdesit për të.

Tani do të flasim në mënyrë më detale për pozitën e femrës në Islam, duke shpjeguar sa kujdeset Islami për këto të drejta të cilat Allahut, xh.sh., i ka caktuar si manifestim i respektit edhe për mashkullin edhe për femrën në masë të njëjtë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...