Banner

Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 1



-nuk ka diçka që ndalon imitimin e një medhhebi të caktuar-

-argumenti për të-

Më lartë, në mënyrë të shkurtër treguam argumentet me të cilat autori i broshurës tenton që të vërtetojë supozimin e tij dhe sqaruam në atë mënyrë që nuk le dyshim për çdo njeri objektiv se ato nuk janë argumente, por autori i broshurës i konsideron ashtu. Gjithashtu, ato janë thënie që nuk rnund të konsiderohen si argumente e as pjesë të argumentit që i pranon realiteti shkencor. Emërtimi i autorit të broshurës se këto thënie janë si "argumente", nuk ndryshon asgjë nga realiteti.

Për gjërat, të cilave nuk iu kemi përgjigjur, të gjitha ato përfshihen në tri gjërat të cilat i pranojnë të gjithë dijetarët dhe i kemi larguar prej temës së diskutimit.

Megjithatë, nuk mjafton që të vërtetojmë të kundërtën e asaj që e supozon autori i broshurës vetërn me anë të konsiderimit të argumenteve të tij si falso, por është patjetër që ta obligojmë veten tonë pas kësaj, që të sjellim argumente të reja dhe pozitive, që vërtetojnë pasaktësinë dhe rrezikun e supozimeve të autorit të broshurës dhe të cilat vërtetojnë të kundërtën e asaj.

Atë që autori i broshurës orvatet ta vërtetojë, përkufizohet në dy çështje, për të cilat nuk dimë se si rnund të bashkohen, bile nuk dimë se si mund të bashkohen në mendjen e autorit të broshurës.

Çështjen e parë, të cilën autori e supozon dhe e përsëritë në më shumë se një vend në broshurën e tij, është se imitimi në mënyrë absolute është haram, duke argumentuar se muxhtehidi nuk mund të jetë i pagabuar, ndërsa Kur'ani dhe sunneti janë të pagabuar. Në këtë rast, imitimi i të pagabuarit është më mirë se imitimi i të gabuarit. Po ashtu, për arsye se ixhtihadi është i lehtë dhe që nuk ka nevojë për njuriun më shumë se t'i posedojë Muvettaun e imam Malikut, dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit dhe Xhamiun e Tirmidhiut, (shih broshurën: f. 12,40).

Çështjen e dytë, të cilën po ashtu e supozon dhe e përsëritë autori i broshurës është se imituesi nuk e ka për obligim që të imitojë një medhheb të caktuar. Nëse vepron kështu, atëherë ai është i devijuar dhe konsiderohet prej gomarëve frikacakë, (shih f. 24,25).

Nuk e di se si mund të bashkohen këto dy çështje! Nëse imitimi në esencë është i papranuar, sepse është imitim i të gabuarit, atëherë për çka ndalon prej imitimit të një llojit të veçantë e që është imitimi i një medhhebi të caktuar?! Po nëse prej imitimit vetëm ky lloj është i papranuar, atëherë për çka të hedhet anash imitimi në tërësi, e të argumentohet për të se është imitim i asaj që gabon ose që nuk gabon?!

Nuk e di pamjen e këtij gjykimi në tërësi ashtu siç është në mendjen e autorit të broshurës, mirëpo unë para lexuesit do të sjellë argument se imitimi në mesin e muslimanëve është i pashmangshëm dhe se është i lejuar. Po ashtu do të argumentoj se nëse imituesi dëshiron që gjithnjë t'i përmbahet një medhhebit të caktuar, ka të drejtë për këtë dhe se nuk ka bërë ndonjë gjë të ndaluar e as ndonjë haram.

E para: Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit (teklidit) dhe se është i lejuar sipas konsensusit të të gjithë muslimanëve:

Imitim është përmbajtja (kapja) për fjalën e një njeriut pa e ditur argumentin për saktësinë dhe vlefshmërinë e asaj fjale, edhe pse dihet argumenti se imitimi është i lejuar dhe i saktë. Imituesi, mund ta dijë se imitimi i një dijetari muxhtehid është i saktë, mirëpo nuk e di argumentin për saktësinë e asaj që e imiton muxhtehidin.

Nuk ka dallim që kjo vepër të emërtohet me emrin teklid ose ittiba'. Që të dyjat kanë të njëjtin kuptim. Nuk është vërtetuar asnjë dallim gjuhësor mes tyre. Allahu xh.sh. për teklidin (imitimin) është shprehur me ittiba' në llojin më të keq. Allahu xh.sh. thotë: "Përkujto kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin, e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. E ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: Ah, sikur të na lejohej një kthim e të largohemi prej tyre siç u larguan ata tash prej nesh", (el-Bekare: 166-167). Nuk ka dyshim se qëllimi i fjalës ittiba' këtu është imitimi i verbët i paarsyetuar.

Pa marrë parasysh se a sjell ndonjë ndarje të re mes këtyre dy nocioneve apo jo, sidoqoftë ndarja e njerëzve bëhet në dy, sepse hulumtuesi ose është i njohur mirë me argumentet dhe me mënyrën e nxjerrjes së dispozitave prej tyre, e në këtë rast ai është muxhtehid, ose të mos jetë i njohur me argumentet dhe mënyrën e nxjerrjes së dispozitave prej tyre, e në këtë rast është imitues i muxhtehidit. Numri i madh i termeve dhe i nocioneve nuk ndryshon realitetin.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...