Banner

JoMedhhebizmi: Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 10



E dyta: Nuk i ndalohet imituesit që gjithnjë të imitojë një medhheb të caktuar:

Aspekti i tretë: Kaloi periudha e sahabëve dhe pas tyre periudha e tabiinëve. Më pas erdhi periudha e katër imamëve dhe periudha që pason. Nuk kemi dëgjuar që ndonjë imam prej imamëve të këtyre kohërave ia ka tërhequr vërejtjen imituesve të imamëve dhe muftive nëse imitojnë një imam ose mufti të caktuar. Po ashtu nuk kemi dëgjuar që ndonjëri prej tyre i ka urdhëruar njerëzit që të kalojnë prej një imami në tjetrin duke imituar secilin prej tyre në ndonjë periudhë të caktuar.

Bile, atë që e dimë është e kundërta e saj. Kemi njohuri se Halifeja (kryetari i muslimanëve N.R.) e publikonte emrin e imamit që ia besonte postin e muftiut dhe në atë vend që gjendej muftiu i urdhëronte njerëzit që ta pyesin dhe ta imitojnë në çështjet e fesë. Ndoshta ndodhte edhe ajo që Halifeja të ndalojë dikë tjetër që të japë fetva para njerëzve, që të mos ndodhë huti në mesin e tyre për shkak të fetvave të ndyshme që mund të ndodhnin.

Ata' ibn Ebu Rebahi dhe Muxhahidi ishin të vetmit që jepnin fetva në Meke. Një njeri i caktuar nga ana e halifes bërtiste që të mos japë fetva para njerëzve pos njërit prej këtyre dy imamëve. [10]

Kaloi një kohë e gjatë ku banorët e Mekes imitonin medhhebin e këtyre dy imamëve. Nuk kundërshtoi urdhërin e Halites as Atai, as Muxhahidi e as ndonjë imam tjetër. Po ashtu nuk kishte ndaluar asnjëri prej tyre që njerëzit të imitojnë ndonjë medhheb të caktuar.

Ndoshta disa njerëz e ndienin veten të qetësuar në fetvatë e Abdullah ibn Abbasit r.a. dhe i drejtoheshin vetëm atij me pyetjet e tyre. Nuk di asnjë dijetarë, se vetë Ibn Abbasi ose ndonjë tjetër sahabë i ka ndaluar ata nga ky imitim ose i ka konsideruar ata mëkatarë.

Banorët e Irakut kanë kaluar një kohë të gjatë duke imituar medhhebin e Abdullah ibn Mes'udit ose të nxënësve të tij që kanë ardhur pas tij, mirëpo asnjë dijetar nuk ka kundërshtuar këtë imitim. Po ashtu, banorët e Hixhazit kanë kaluar një kohë të gjatë duke imituar medhhebin e hadithit të përfaqësuar nga personaliteti i Abdullah ibn Omerit, nxënësve dhe shokëve të tij, mirëpo asnjë dijetar nuk ka kundërshtuar këtë imitim.

Miliona njerëz, qofshin të rëndomtë, studentë dhe fukaha i kanë takuar ndonjërit nga medhhebet e katër imamëve. Secili prej tyre zgjedh cilin medhheb të dojë ose atë që e ka më lehtë për ta mësuar ose atë që është më afer vendlindjes së tij. Emrat e mijëra prej dijetarëve janë shënuar në librat e "Tabakatëve".

Këto emra mund t'i lexosh në Tabakatush-shafiijetil-kubra të imam Sebkiut, në Tabakatul-hanabile të Ibn Rexhebit, në Tabakatul-malikije të Burhanudin El-Medeniut dhe në Tabakatul-hanefije të Hafidh El-Kureshiut. Asnjëri prej tyre, mësuesve dhe imamëve të tyre, nuk ka thënë se nuk lejohet që njeriu të imitqjë një medhheb të caktuar!!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[10] - Shih: Shedheratudh-dheheb të Ibnul-lmad, 1/148.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...