Banner

Fetva 4



Pyetja:

Ka një hadith në Sahih El-Buharij në Kapitullin "Sëmundja e Pejgamberit dhe vdekja e tij", ku kuptimi i hadithit është se:

Pejgamberi i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të, u ka thënë disa shokëve të tij kur ata ishin ulur në shtëpinë e tij: "Më sillni diç që tu shkruaj një shkrim, që të mos e humbni asnjëherë rrugën ...".

Dua spjegim të qartë!


Përgjigja:

Në këtë hadith (i gradës) sahih nuk ka asnjëfarë paqartësie që të mundohemi në përgjigjen e kësaj pyetje.

Çfarë paqartësie ka aty që i Dërguari i All-llahut gjatë sëmundjes të kërkojë prej disa shokëve të vetë që të sjellin diç për t'u shënuar atyreve porositë e tij të fundit, pak para se të ndrojë jetë dhe pastaj të hjek dorë nga kjo, ngase iu shtua presioni i sëmundjes ose ngase ju bë e njohur se nuk kanë nevojë për një gjë të tillë pasiqë u ka lënë para duarve të tyre Kur'anin dhe Hadithin.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...