Banner

Fetva 8 - Namazi i Istihares dhe kufizimi me 7 herë



Pyetja:

A ka tekst të sheriatit që namazi i Istihares të lidhet me ëndrrën?

Nëse është ashtu atëherë si do të ishte zgjidhja e atij që në mëngjez i paraqitet një nevojë kurse ai në mbrëmje duhet ta kryjë atë punë.

Dhe pse të ketë nevojë që namazi i Istihares të kufizohet me 7 herë kur hadithi thekson përsëritjen kohë pas kohe?


Përgjigja:

Namazi i Istihares nuk është i lidhur me shiqimin e ëndrrave, por është pastër namaz dhe lutje e transmetuar nga i Dërguari i All-llahut.

Pas këtij veprimi le të vazhdojë në atë projekt për të cilin e ka lutur Allahun t'ia mundësojë atë që është hajr (dobishme). Nëse është e dobishme All-llahu ia lehtëson arritjen e saj e nëse nuk është hajrë All-llahu e largon nga ajo.

Pastaj unë nuk kam hasur që dikush të ketë kufizuar namazin e Istihares me 7 herë e as me ndonjë numër tjetër. Bile hadithi nuk nënkupton se përsëritja është e pëlqyer.

Por, në hadithin që e transmeton Ibni Siniu në librin "Puna gjatë ditës dhe natës", që transmetohet nga Enesi -All-llahu qoftë i kënaqur me të- se Istiharja bëhet 7 herë, por me këtë hadith nuk punohet ngase është shumë hadith i dobët. Ulematë dhe ndër ta El-Iz bin Abdus-selami është për atë se ai nuk duhet të praktihohet.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...