Banner

Fetva 13



Pyetja:

Ja që Islami është feja e cila miraton respektin total ndaj prindërve.

Si të veprojmë ndaj këtij teksti nëse mendimi i prindërve kundërshtohet me interesin personal?


Përgjigja:

Nuk lejohet që të kundërshtohen prindërit përveç se në një rast, e ai rast është kur ndonjëri prej prindërve e urrdhëron të birin e vet për ndonjë haram, atëherë respekti i tij bie poshtë, sepse nuk i bëhet respekt askujt prej krijesave në shkeljen e urdhërave të Krijuesit (All-llahut).

Nëse ndonjëri prej prindërve të urdhëron për diç që ti e sheh se është në kundërshtim me interesin tënd personal atëherë merret parasysh mendimi i tij e jo mendimi yt.

Por nëse ti je i sigurt se mendimi yt është i qëlluar atëherë do të mundohesh që ta bindish atë për mendimin tënd përmes diskutimit dhe dialogut.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...