Banner

Fetva 22 - Këmbimi i parave



Pyetja:

Jam Sirian dhe gjindem në Kuvajt.

Ndodh që paratë t'i këmbejë në disa agjensi ku atyre u jap dinarë të Kuvajtit që familjes sime në Siri t'ua japin lira të Sirisë.

Pra, ky transakcion a është i lejuar apo i ndaluar?


Përgjigja:

Ti duhet që dinarët e Kuvajtit t'ua japish atyre në formë të huasë - që do t'ua japësh borxh.

Pastaj, ti do të merresh vesh me ta që të ta përmbushin borxhin që ta kanë në para të Sirisë nëpërmjet personit që do ta autorizosh që në emrin tënd t'i pranojë ato.

Ndërsa, nëse ti i jep dinarët e Kuvajtit në formë të këmbimit me valutë të Sirisë atëherë patjetër duhet që dhënia dhe marrja (këmbimi) të bëhet aty për aty dhe pa vonesë (pa shtyrje).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...