Banner

Fetva 23 - Kurvëria mos ndjekja e namazit dhe pendimi



Pyetja:

Jam një i ri i moshës 31 vjeçare.

Kam bërë kurvëri të mjaftueshme. Njashtu nuk kam ndjekur namazin.

Cilat janë kushtet e pendimit tim, pasi nuk jam dënuar për këtë?


Përgjigja:

Dënimi i kurvërisë që përfaqësohet në hadin (kufizimin e urdhëruar nga All-llahu e që përfshinë dënimet për krimet) vërtetohet dhe duhet patjetër të ekzekutohet atëherë kur dëshmojnë për këtë gjë katër dëshmitarë të drejtë para kadiut (gjukatësit) ose nëse ai që ka kryer kurvëri të pranojë (konfirmojë) katër herë se ka bërë kurvëri.

Nëse ky faktor nuk realizohet para kadiut atëherë i nënshtrohet vetëm dënimit të Ditës së Gjykimit për të cilin All-llahu ka paralajmëruar. Por, ky dënim është i kushtëzuar nëse personi nuk është penduar. Kurse nëse laviri pendohet d.m.th. pendohet për gabimin dhe është i vendosur me korrektësi që më nuk i kthehët gabimit atëherë dënimi i Botës së Ardhshme i hiqet. Kështu është duke u bazuar në atë që jep të kuptohet ajeti i qartë i All-llahut Fuqiplotë ku thotë: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë", (El-Furkan, 70).

Ndërsa kur është fjala për namazin nuk mjafton vetëm pendimi por patjetër duhet që namazet e kalura t'i falë (t'i bëjë kaza). D.m.th. duhet që në ndërkohë t'a falë pa ngarkesë të tepërt. Mënyra më e mirë për realizimin e kësaj është që në vend të namazeve nafile dhe suneteve të falë farzet e kaluara.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...