Banner

Fetva 45 - Mësimi i leximit të Kur'anit



Pyetja:

Dëshiroj që me të vërtetë të mësoj leximin e Kur'anit. A mundem që këtë t'a realizojë vetë?

Dhe a keni mundësi që t'më këshilloni për mënyrën më të shëndoshë.

Njëkohësisht, t'më tregoni për literaturën e mirë lidhur me komentimin e Kur'anit?


Përgjigja:

Sa i përket leximit të Kur'ani Kerimit patjetër duhet ta mësosh nga goja e ndonjë lexuesi të mirë të Kur'anit, por, nëse kjo nuk të mundësohet, atëherë, mbështetu në audio kasetë të lexuesve që kanë lexim të përpiktë.

Kurse, sa i përket tefsireve këto janë të shumtë. Disa prej tyre janë të shkurtër e disa tjerë të gjatë. Ndërsa "Muhtesari" i Ibni Kethirit konsiderohet prej mesatarëve.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...