Banner

Fetva 46



Pyetja:

Pas një debati që u zhvillua mes meje dhe një ateisti i cili më parashtroi një pyetje absurde për të cilin nuk kisha përgjigje, ndërsa pyetja ishte: A mund All-llahu (I Lartëmadhëruar) të krijojë një rasë që vetë nuk mund ta mbajë?

Dhe si është metoda e përgjigjeve për këto lloje të pyetjeve?


Përgjigja:

Nëse je i interesuar dhe i kujdesshëm për t'u njohur me atë që ka të bëjë me besimin (akiden) Islame dhe me përgjigjen e kësi soj pyetjeve që hynë në kuptimin e halucinacionit. Së paku studio një libër të akides Islame.

S'ka dyshim se pyetja jote tregon mosnjohjen tënde për akiden Islame njëkohësisht kjo tregon se nuk e ke lodhur veten me leximin e ndonjë literature për çështjen e akides.

Nga ana tjetër, interesimi yt për këtë pyetje të pa kuptimtë dhe kujdesi yt për t'u njohur me përgjigjen krahas mungesës tënde për lexim dhe njohje të principeve të akides bile edhe të një libri është një kontrast i çuditshëm.

Nëse ke interesim për të kuptuar vlerën banale të kësaj pyetje njëkohësisht të marrish edhe përgjigjen lexo librin tim: "Kubra el-Jekinijat". Aty do të gjeshë atë që të bën të nënqeshesh me këtë halucinacion të cilin nuk e flet edhe ai që flet në jermi gjatë gjumit. Gjithashtu, do të mësosh edhe përgjigjen për pyetjen.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...