Banner

Fetva 55



Pyetja:

(Dikush) Ballafaqohet me ngacmimet e epshit, por, megjithëatë ai ruhet, por, deri kur kjo (kështu) dhe cila është zgjidhja e kësaj?


Përgjigja:

Të ndjejë njeriu në vete epsh kur ballafaqohet nga faktorët ngashnjyes, kjo gjë nuk konsiderohet e ndaluar (Haram). Madje, edhe ato që ia thotë mendja, ëndrimet dhe planifikimet për të kryer ndonjë gabim (gjynah), si do që të jetë, gjithashtu edhe këto nuk numrohen si gjynahe. I Dërguari, Bekimet e All-llahut qofshin për të, në një Hadith Sahih thotë: "All-llahu Ummetit tim ia ka falur gjërat të cilat ia thotë mendja derisa ai nuk e thotë apo nuk e bën".

Shumica e qëndrimeve tua si ato shpirtëroret njashtu edhe ato të sjelljeve tua që ke patur ndaj objekteve për mashtrim të cilat i ke hasur më tepër të sjellin shpërblim se sa ngarkim me gjynah. Në përjashtim të asaj që ke patur ndaj atij djalit që e ke përmendur. Mundësia për t'u penduar për atë gabim ekziston. Njëkohësisht duhet të dish se ekziston dallim që ka rëndësi të madhe që shkurtimisht qëndron në atë se ngacmimi për të kryer marrëdhënie seksuale i përket natyrës së tij (është e natyrshme) e cila është e mbjellur në natyrën e çdo njeriut normal.

Ndërsa, ndalesat tjera si vjedhja, vrasja konsumimi i verës e të ngjajshme janë në kundërshti me natyrën, prandaj, rrugën që All-llahu e ligjësoi për t'u liruar nga devijimi seksual e bëri duke hapur rrugë e mënyra të rregullta që nuk janë të dëmshme për të kryer këtë dëshirë gjegjësisht nëpërmjet martesës. Ndërsa, metodën që All-llahu e ligjësoi për të shpëtuar nga ndalesat tjera e bëri vetëm duke tërhequr vëmendjen (sihariquar) dhe duke i paraqitur ato si të urrejtura si dhe duke i treguar e paraqitur pasojat e dëmshme të tyre.

Të jesh e sigurtë se ngadhnjimi yt ndaj dëshirave të flakta dhe udhëzimi i All-llahut ndaj teje që ti ke shpëtuar me ngulm (sipas fjalëve që i thua), nga ajo lajthitje e rezikshme është një argument se All-llahu të do, se ke besim të fortë dhe se ke drojë ndaj Tij. Andaj, ti mos ia kthe shpinën thirrjes së Tij për në namaz, dhikr ose për çdo ibadet tjetër.

Gjithashtu, edhe ata që kryejnë gjynahe dhe devijojnë nga rruga e All-llahut nuk duhet që ato gjëra të jenë shkak që këta të mos e ndrojnë gjendjen e tyre e të mos i drejtohen All-llahut me një respekt i cili do t'ua lehtësojë rrugën për t'u përmirësuar, sepse ne nuk e dimë se kur mund të bëhet pajtimi midis robit dhe All-llahut. Gjithashtu, duhet të dimë se nuk ka shpëtim prej hidhërimit të All-llahut kur njeriu i shkel urdhërat.

Vetëm se t'i kthehemi Atij për të kërkuar faljen e Tij. All-llahu mund që më tepër ta pranojë gjunahqarin që është i përulur se sa atë që është adhurues lavdraç e mburrës me përkushtimin dhe sjelljen e tij. Ndërsa, sa i përket ankesës tënde brengosëse se ti nuk i posedon shkaqet për martesë, unë nuk mundem të zgjidh kurgjë përveçse të lus All-llahun Fuqiplotë që të inspiron drejtuesit e shumë shoqatave bëmirësëse të vendit tonë të cilët klloçitin mbi miliona e miliona pasuri që janë të njerëzve sikur ti e të ngjashmëve me ty, sikur pulat që klloçitin mbi vezat e huaja që sa më shpejtë këto pasuri që i kanë pranuar e që janë të autorizuar nga personat që i kanë dhënë për të liruar veten nga obligimi në mënyrë që të arrijnë në duart e atyre që u takojnë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...