Banner

Fetva 64 - Urdhër i prerë në Kur'anin Kerim



Pyetja:

Pse në Kur'anin Kerim nuk zbriti ndonjë urdhër i prerë dhe i shpejtë për t'i liruar të gjithë robërit dhe menjëherë të shfuqizohet robërimi. Por, fjalët e All-llahut Madhështor u mjaftuan vetëm me inkurajimin e njerëzve për t'i liruar robërit dhe për të treguar vlerën e lirimit të tyre?

Nërsa pyetja e dytë: Ç'farë qëllimi ka Kur'ani Kerim kur gjendjen e besimtarëve në Xhen-net dhe gjendjen e pabesimtarëve në Xhehen-nem e cilëson me fjalën: "Aty janë përgjithmon, sa të jenë qiejt dhe toka , përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron"? dhe ç'është qëllimi me fjalën e All-llahut ku qiellin e cilëson me: "E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë"?


Përgjigja:

Përgjigjen e pyetjes së parë e ke në Librin tim "Minel Fikri Velkalbi" nën temën "Robëria në Islam është ligj i përhershëm por ...".

Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë lexo temën "Përjetshmëria e njerëzve në Xhen-net" në librin "Kubra El-Jekinijjat".

Kurse, sa i përket pyetjes së tretë merre ndonjë tefsir të Kur'anit dhe shiqo domethënien e fjalës "verdeten keddihan" në vend që të pyesësh për gjëra që nuk të lypsen e nuk të hynë në udhë, andaj aktivizo përtacinë tënde që të mësosh fenë tënde.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...