Banner

Fetva 72 - Fati i atyre nën ndikimin e ideologjive të imponuara



Pyetja:

Si do të jetë fati i atyre që ideologjitë dhe pasionet e tyre janë nën ndikimin e të tjerëve (bie fjala në dorën e prindit apo rrethit) dhe këto ideologji të imponuara mbështesin urrejtjen ndaj Islamit. Ndërkaq, kur ky person përpiqet të studjojë Islamin vendos sipas pasioneve apo ideologjive të cilat ky nuk i ka formuar vetë por, janë të prindit.

Pra, ky është i orientur në këtë gjë dhe normalisht nga ajo gjë niset. Kurse, Muslimani i cili bindjet e veta i ka formuar prej rrethit apo shtëpisë muslimane ai automatikisht dhe në të shumtën e rasteve do të orientohet kah e vërteta. Pra, pyetja është: Ku është rasti për mundësitë e barabarta midis muslimanit dhe jo muslimanit?

Të marrim për këtë gjë shembullin si vijon: Ushtari i krishterë që ka luftuar në Sham, Egjipt dhe në vendet tjera kundër çliruesve muslimanë, ku ai është nisur nga aspekti i mbrojtjes së vendit të tij nga sulmi. Ta zëmë se këtij sikur t'i mundësohej studjimi i Islamit duke patur parasysh kushtet e luftës ky automatikisht do të gjukojë Islamin në bazë të asaj që është i brumosur me ide të cilat ky vetë nuk i ka formuar e as që për to ka vendosur, por, të tjerët ia kanë formuar dhe servuar.

Njëlloj me këtë është edhe serbi që i ka luftuar muslimanët. Ai gjakderdhjen që e ndërmerr, dhunimet që i bën i bën sipas kulturës në të cilën është i orientuar. Si mund që ky të barazohet me muslimanin të cilit rrethi i tij në të shumtën e rasteve i luan një rol të rëndësishëm meqë ky njoftohet me të vërtetën (Hak-kun). Pyetjen time nuk mund ta demantojë ajo që shohim se disa individë nga perëndimi po e pranojnë Islamin sepse këta nga të gjitha aspektet janë persona. Ndërkaq, edhe ideologjia e jobesimtarit në shoqëritë perëndimore nuk i jep mundësi që të pranojë Islamin.

Pra, ky në fakt është i pafajshëm për nga aspekti i formimit të këtyre ideologjive që e udhëheqin atë. Krahas kësaj, gjithashtu ndikon edhe përkatësia etnike dhe pasuria (ku edhe për dominimin e këtyre individi është i pafajshëm) pasi që ky është birë i rrethit ku këto ideologji janë brumosur tek ai dhe në fakt ky nuk është fajtor ngase këto ideologji aty janë formur duke qenë i vogël gjegjësisht i pavetëdishëm. Pra, si është e mundur që ky të merret në llogari për atë që nuk e ka bërë atëherë kur këtij i prezentohet Islami e ky të gjykohet për ideologjitë që nuk i ka formuar vetë?


Përgjigja:

- Sa është përqindja e atyre që janë rritur në shtëpi Islame dhe kanë mësuar edukatën Islame dhe kanë vazhduar rrugën e prindërve? Këta nuk janë më tepër se 50% kurse të tjerët kanë ndëruar e ndryshuar dhe kanë zgjedhur atë që vetë e kanë dëshiruar.

- Sa është numri i tyre që janë rritur në mesin e prindërve të punësuar të cilët ua kanë bërë të dashur me të gjitha mënyrat punësimin e ata të kenë vazhduar atë rrugë? Përqindja e tyre nuk është më shumë se 40% ndërsa të tjerët kanë zgjedhur për vete atë që vetë e kanë dëshiruar.

- Sa është numri i tyre që janë rritur në shtëpitë ateiste, e që kanë thithur edukimin e ateizmit nga prindët e tyre e këta të kenë vazhduar rrugën e tyre? Pa dyshim përqindja e tyre nuk arrinë më tepër se 50%.

Ky realitet i provuar shoqërorë nënkupton atë se njeriu kur arrin moshën e pjekurisë dhe i zhvillohet vetëdija personale atëherë ai bëhet përgjegjës i vetes dhe kështu është edhe sipas ligjeve pozitive dhe sipas konstatimeve të ligjeve shoqërore, andaj edhe ky person sipas kriterit Islam mban përgjegjësinë e veprimeve që i zgjedh edhe atë brenda kufive të mundësive që i janë dhënë. Domethënë individit që ka arritur moshën madhore dhe që i është zhvilluar vetëdija personale nuk i është dhënë mundësia të njihet me fenë Islame për shkaqe të panjohura, këtë person All-llahu në Ditën e Gjykimit nuk e merr në përgjegjësi.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për principet njerëzore që janë të miratuara me drejtësinë e përgjithshme univerzale e të cilat nuk kanë lidhje me Fenë por, ato vetë aspekti njerëzor i dënon si gjëra të këqia, siç janë: kriminelët e luftës, dhunimi, tortura etj, ku të gjitha këto janë krime edhe atë sipas vendimit njerëzor për të cilat nuk pranohet si arsye mosnjohja e tyre pa marrë parasysh se çfarë Feje të ketë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...