Banner

Fetva 116 - Përdorimin e racionit dhe mendimin absolut



Pyetja:

Edhepse Kur'ani Kerim nxit përdorimin e racionit dhe mendimin absolut në çështjet e kësaj bote dhe të gjithësisë, unë në njëfarë mënyre vërej se ju gjatë përgjigjeve tuaja në përgjithësi jeni qortues ndaj atij që dëshiron t'u parashtron ndonjë pyetje që sillet në kokën e tij e sidomos nëse pyetja ka të bëjë me themelet e akidesë (besimit) Islame.

Unë jam prej atyre që është edukuar me namaz, agjërim dhe me gjëra tjera prej adhurimeve. Por, unë çdo herë u bëj pyetje dijetarëve për gjërat si: esencën e All-llahut, pse është ndaluar kamata, pse All-llahu e ligjësoi namazin ku unë menjëherë akuzohem se veten e ballafaqoj me kufër. Gjithashtu, më thonë se këto pyetje janë inspirim nga shejtani dhe nga epshi i cili urdhëron në punët e këqia.

Pyetja ime është: si mund të bëj dallimin midis racionit dhe funksionimit të tij nga njëra anë dhe ndjekjes së pasionit dhe e veseve e cytjeve të shejtanit nga ana tjetër?


Përgjigja:

Nuk është e drejtë e asnjë muslimani që të të ndalojë nga pyetja për ndonjë dispozitë të Sheriatit dhe as që ka të drejtë që të ndalojë nga ndonjë pyetje që sinqerisht të mundon.

Unë nuk jam prej atyre që i ndaloj njerëzit që të parashtrojnë pyetje racionale sidoqofshin ato, përderisa pyetësi me të vërtetë nuk i ka gjërat e qarta. Ndoshta, edhe libri i im: "Kubra Eljekinijat ..." përmban një sërë pyetjesh të tilla bashkë me përgjigjet.

Për atë njeri që nuk di për te nuk ka pyetje që lejohen dhe që ndalohen por, të gjitha pyetjet nga të cilat ai dëshiron t'i kuptojë dhe t'i dijë, ato janë të ligjshme dhe të lejuara.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...