Banner

Fetva 117 - Intifada në Plestinë a është Xhihad



Pyetja:

A është Xhihad në rrugë të All-llahut, kjo që tani ndodh në Palestinë dhe a lejohet që armikun ta nxisim me gurë në mënyrë që ai pastaj të mbysë me dhjetra prej nesh dhe të nëpërkëmbë nderin tonë (gratë tona) ku e gjithë kjo bëhet duke dominuar mendimi e duke e ditur se neve nuk mundemi t'i mundim ata si dhe kjo gjë bëhet në një kohë kur arabët janë të nënshtruar e t'mos flasim për muslimanët tjerë.

Kjo pyetje mua më mundon edhepse unë jam i gëzuar me Intifadën?


Përgjigja:

Xhihadi në rrugë të All-llahut kundër armikut okupues të vendit Islam është obligim i Palestinezëve dhe i të gjithë muslimanëve tjerë dhe Intifada që po kryhet brenda vendit të okupuar është një lloj prej llojeve më të shenjta të Xhihadit.

Pabarazia në forcë e arsenal ushtarak nuk e anulon Xhihadin dhe ligjshmërinë e tij. Çështja (e hamendjes) e më e mundshmes ose e më pak e mundshmes për fitore ka efekt në obligueshmërinë apo jo obligueshmërinë e Xhihadit atëherë kur armiku nuk ka shkelë shtetin Islam.

Por, në këtë gjendje momentale Xhihadi është i obligueshëm dhe kjo është ajo situatë që Fukahatë e quajnë: "Mobilizim i përgjithshëm".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...