Banner

Fetva 127 - Pritja e gruas pas shkurorëzimit (iddeti)



Pyetja:

Jemi në pikëllim me vdekjen e babait (All-llahu e mëshiroftë!). Problemi është se nëna jonë tash hynë në kohën e iddetit (afati i pritjes së gruas pas shkurorëzimit apo vdekjes së burrit të saj, për pastrimin e mitrës). Ndërsa, ne kemi vendqëndrim në Saudi qysh nga koha e babait. Por, afati i qëndrimit tonë atje na përfundon brenda një muaji, ndërsa vëllezërit tonë jetojnë atje.

A lejohet që nëna ime iddetin e saj ta vazhdojë atje duke e konsideruar shtëpinë e vëllaut atje si shtëpi bashkëshortore pasiqë ne kur udhëtonim për në Saudi banonim te ai dhe babai i jonë është ai që atë shtëpi e ka veshur me orenditë shtëpiake m'u si me qenë shtëpia e tij. Vëllezërit insistojnë që ne të shkojmë atje.

Pra, unë pyes si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë gjë. Pastaj, Hoxhë i jonë i nderuar vazhdimi i vendqëndrimit tonë në Saudi për ne ka rëndësi të madhe pasiqë atje kemi jetuar më tepër se pesëmbëdhjetë vjet.


Përgjigja:

Përderisa nënës tënde i mundësohet të vazhdojë iddetin e vet në shtëpinë bashkëshortore atëherë kjo gjë është në rregull dhe kjo është ajo që kërkohet prej saj.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...