Banner

Fetva 141



Pyetja:

Cila është këshilla e Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit ndaj atij që ka mësuar dituritë Islame në Fakultetin e Sheriatit dhe ka mësuar para dijetarëve dhe hoxhallarëve të respektuar, ndërkaq ai pastaj gjatë jetës ka parë se dyfytyrësia dominon edhe atë jo në qarqet e njerëzve të rëndomtë por, në qarqet e atyre që pretendojnë se kanë dituri (ilm).

Kurse, personi në fjalë kur e pa se kjo gjë po ndodh, atëherë ai filloi ta ndytë dëlirësinë që e kishte nga ajo që është ballafaquar gjatë davetit, mësimeve dhe kundërshtimeve që i pati nga ana e këtyre pseudodijetarëve?!


Përgjigja:

Të them atë që ka thënë i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të: "Ndale (mbylle) gojën tënde, qëndro në shtëpi dhe qaj për gabimin tënd".

Një gjë e tillë është më e mirë për ty se sa ti shikosh njerëzit me një shikim të tillë duke e harruar veten dhe duke bërë veten të pafajshëm nga e keqja që ua ngjet atyre.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...