Banner

Fetva 148 - Shitja e audio kasetave me këngë të huaja



Pyetja:

Më parë kisha një lokal për shitjen e audio kasetave me këngë të huaja në kohën kur nuk isha fetarisht i kujdesshëm. Por, All-llahu Fuqiplotë më kaploi me udhëzimin e Tij dhe më përudhi në rrugën e pendimit dhe fillova t'i përmbahem gjithë asaj që kërkon feja ime Islame. Kështu që unë e mbylla lokalin, kuptohet pasiqë e kuptova se një gjë e tillë është Haram edhepse shumica e dijetarëve të cilët i konsultova më sugjeronin që unë t'mos shpejtoj dhe të ngeli në lokal derisa All-llahu t'më mundësojë të gjej ndonjë punë tjetër.

Por, unë e mbylla lokalin dhe fillova të kërkoj ndonjë punë tjetër. Kjo gjë ka filluar me mua para dy viteve por, për shkak të situatave të rënda ekonomike në Liban dhe për shkak të moseksperiencës sime në ndonjë fushë tjetër si dhe pasiqë nuk kam të kryer ndonjë shkollë të lartë që të jem i denjë për ndonjë punësim, deri tash kam ngelur pa punë dhe nuk kam me çka ta furnizoj familjen. Njashtu, vlen të përmendi se jam i martuar dhe pres fëmijë. Provova një tregti me pjesë elektronike nga Kina por, humba 4000 dollarë amerikanë kështu që përpjekjet e mia dështuan dhe me plot çiltëri të them se unë e kam humbur guximin për ndonjë provë tjetër nga frika e ndonjë humbjeje tjetër. Gati dy vite kaluan pa punë dhe më nuk mundem t'i përballoj harxhimet që i kam.

Pyetja ime është se a bën që unë t'i kthehem punës së parë dhe gjatë kohës të mundohem të kërkoj punë tjetër dhe të presim që gjendja ekonomike e vendit tonë të ketë ndonjë zgjidhje? Shpresoj nga ekselenca juaj se do t'më jepni fetva me këshillat tua ngase unë jam në mëdyshje për t'iu kthyer punës së mëparshme.


Përgjigja:

Që të jem besnik ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë të them ty se: nuk mundem të supozoj se ty të lejohet t'i kthehesh shitjes së audio kasetave me këngë të huaja. E nëse unë ta them një gjë të tillë atëherë unë bëhem trillues ndaj Sheriatit të All-llahut Fuqiplotë.

Por, unë të them se All-llahu robin e vet e sprovon që t'ia shpalojë çiltërinë e stabilitetin e tij. E kur ai bën durim dhe është këmbëngulës në të, atëherë All-llahu ia shëndron vështirësinë në lehtësim dhe ia zëvendëson edhe atë që i ka kaluar.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...