Banner

Fetva 160 - Kujt i lejohet të shpall kafir?



Pyetja:

Kujt i lejohet që të konstatojë se dikush është kafir apo kujt i lejohet që të jep fetva e të shpall se dikush apo se ndonjë grup është kafir (jobesimtarë)?

Sipas mendimit tuaj a duhet të caktohet një legjislacion penal për këtë çështje: për atë që jep fetva, për atë që legalizon këtë gjë, për atë që një gjë të tillë e konsideron si legjitime si dhe për atë që ekzekuton këtë gjë?


Përgjigja:

Shkaqet e kufrit janë të njohura dhe të theksuara në librat kapitale (burimore) e të besueshme të Akides (që kanë të bëjnë me Besimin). Andaj, ai që i di dhe që i kupton këto shkaqe obligohet t'ua sqarojë njerëzve.

Por, mbështetja në këto shkaqe për të gjykuar për dikë se është kafir dhe të ndiqet për t'u dënuar me dënimin e murtedit (ai që lëshon fenë Islame) kjo gjë doemos duhet të ngel e kufizuar në suaza të gjykatës.

Ndërkaq, kadiu është ai që posedon të drrejtën e kufrit dhe ekzekutimin e dënimit ndaj murtedit (ai që lëshon fenë Islame).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...