Banner

Fetva 162 - Ryshfeti nga shitësi



Pyetja:

Unë jam i punësuar në një vend shkencor ku puna ime zhvillohet në fushën e kërkimit shkencor. Njashtu, unë jam në komisionin për blerje të caktuara të projekteve të caktuara.

Kur ne blejmë diçka, detyrohemi të zbresim nga çmimi i artikullit me 30% ngase sektori i llogarisë te ne dhe te të gjithë administratat zyrtare e zbresin këtë përqindje nga pasuria që na jepet neve. Por, në të shumtën e rasteve shitësi na jep më tepër se kjo shumë e caktuar, ndoshta që ne të blejmë edhe herat tjera tek ai.

Pyetja ime është: a kemi të drejtë që ne ta marrim atë tepricë duke potencuar se ne shumën që na japin e mbledhim dhe blejmë gjëra të vogla harxhuese dhe jo harxhuese të lidhura për punën e nuk blejmë plaçka personale a private?


Përgjigja:

Atë që e merrni prej shitësit është ryshfet. Por, nëse ju atë tepricë që e merrni e shpenzoni për interesin e punës siç thoni, atëherë një gjë e tillë është e lejuar dhe veprim i pranueshëm.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...