Banner

Fetva 164



Pyetja:

Katër muaj para Ramazanit, një djalë i ri që kishte humbur pasurinë me të cilën është dashur ta rregullojë dhomën e dhëndrisë erdhi tek unë.

Unë ia dhash shumën që më takon mua për Zekat (që t'i ndihmoj në zgjidhjen e problemit).

Tash erdhi koha e Zekatit, andaj a duhet që unë të jap Zekatin apo më quhet ajo që ia kam dhënë atij të riut?


Përgjigja:

Nëse kur ia ke dhënë atij atë shumë e ke bërë nijet (vendosur) për Zekat atëherë konsiderohet se e ke larë borxhin për këtë vit, ngase zekatin mund ta japish edhe para kohës.

Por, nëse atë shumë ia ke dhënë si dhuratë (hedije) dhe nuk e ke patur nijet për Zekat atëherë Zekatin duhet ta japish në kohën kur e ke të caktuar ta japish.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...