Banner

Fetva 171 - Dhënja e Zekatit për kapital



Pyetja:

Jam pronar i një ndërmarrjeje e cila punën e saj e ka filluar para tri vitesh në rrjedhat e një ndërmarrjeje të parë që kishte humbje të kaluar.

Në dy vitet e kaluara kjo ndërmarrje përmbushte borxhet e ndërmarrjes së kaluar. Vlera e borxheve të dy viteve ishte më tepër se vlera e mallit. Kurse në vitin e tretë ndërmarrja filloi të fitojë, pasiqë i kishte larë të gjitha borxhet e ndërmarrjes së kaluar.

Pyetja ime është: A duhet që unë të jap Zekat për tri vitet apo vetëm për vitin e fundit?


Përgjigja:

Ti duhet të japish Zekat vetëm për profitin që e ke fituar pasiqë i ke pastruar borxhet.

Kështu është nëse hyrja kapitali i dy viteve nuk ka fjetur te ti me një afat prej një viti.

Por, nëse ka fjetur dhe ka qenë në dorën tënde një vit e pastaj ti e ke dhënë borxhin atëherë duhet ta japish zekatin edhe për atë vit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...