Banner

Fetva 177



Pyetja:

Si është dispozita e peçes dhe a ka ndonjë gabim në atë që dëgjojmë nga Muftiu i Saudisë?


Përgjigja:

Sa i përket ferexhes (mbulesës me të cilën femra mbulon gjithë trupin përveç fytyrës) për këtë gjë të gjithë dijetarët janë unanim duke u mbështetur në fjalën e All-llahut: "... le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre ...", (En-Nur, 31).

Kurse sa i përket peçes me të cilën femra mbulon fytyrën, disa dijetarë thonë se është vaxhib (e obligueshme) e këta janë ata që thonë se fytyra e femrës është auret. Kurse ata të cilët thonë se fytyra e femrës nuk është auret, ata nuk e obligojnë një gjë të tillë.

Por, të gjithë dijetarët janë të një mendimit se nëse vajza apo gruaja e di se ka burra që e shikojnë me shikime të ndaluara atëherë ajo obligohet që ta mbulojë fytyrën me peçe.

Më hollësisht për këtë gjë lexo librin: "Femrës që beson All-llahun", dhe librin: "Gruaja midis tiranisë së sistemit të perëndimit dhe mëshirës së legjislacionit të Sheriatit të All-llahut".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...