Banner

Fetva 180 - Paraqitja e kontratës së qirasë pak më të lartë se realja



Pyetja:

Punoj në një byro shtetërore jashtë vendit. Shteti krahas rrogës më jep shpenzim për banesë që quhet rentë. Por, unë që ta marr këtë e kam të kushtëzuar të kem kontratë të qirasë për banesën ku jetoj në mënyrë që në bazë të kësaj unë të kem të drejtë që t'i marr ato.

Nëse unë paguaj për banesën 850 dollarë atëherë ata ma japin komplet shumën. Ndërkaq, nëse unë them se e kam qiranë 1200 ata më japin 850 dollarë as më pak e as më tepër. Prandaj shumica prej neve mundohen të paraqesin kontrata me qira më të larta që të fitojmë rentën.

Pyetja ime është se: A kam të drejtë që byrosë t'i paraqes kontratë qiraje pak më të lartë se realja në mënyrë që unë të kem dobi nga diferenca (ashtu siç bëjnë disa kolegë të mi)?


Përgjigja:

Nuk të lejohet që nëpunësve përgjegjës për këtë punë t'u paraqesish kontratë të falsifikuar që nuk paraqet qiranë e realtë me të cilën je i ngarkuar.

Pastaj ti thua: nëse qiraja është 850 dolllarë në muaj atëherë ata ta japin komplet shumën. Pra, ç'është nevoja që ti në këtë rast të lartësosh nga qiraja e realtë?!



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...