Banner

Fetva 182 - Fletëaksionet në tregun botëror



Pyetja:

Shpresoj që ta sqaroni dispozitën e Sheriatit lidhur me atë që njeriu të merret me fletëaksione në tregun botëror të fletëaksioneve-amerikane duke potencuar se operacioni i fitimit dhe i humbjes bëhet vetëm me ngritjen dhe me zbritjen e vlerës së fletëaksioneve pa mos patur këto fletëaksione fitim në fund të vitit finansiar si rezultat i aktivitetit finansiar të firmës e cila i ofron këto fletëaksione në pazar.

Sikur këto fletëaksione që i ofrojnë ndërmarrjet nuk paraqesin gjë tjetër veçse një mall vlera e të cilit ulet dhe ngritet sipas ofertës dhe kërkesës pa mos përfaqësuar vetë këto fletëaksione asnjëfarë vlere nga baza e ndërmarrjes apo të qarkullimit të saj?


Përgjigja:

Kur fletëaksionet janë pjesë nga vlera e realtë e ndonjë kompanie, firme apo ndërmarrjeje industriale atëherë allëshverëshi me to lejohet si dhe pronësimi i tyre është i ligjshëm si dhe në këtë rast zbatohet ajo që çdo hise finansiare që posedon aksionari të ndahet.

Por, kur këto fletëaksione shndërrohen në mall me vlerë imagjinare (joreale) ku pazaret manipulojnë si duan atëherë allëshverëshi me to bëhet një lloj prej llojeve më të rrezikshme të bixhozit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...