Banner

Fetva 186



Pyetja:

Dëshiroj të blej një veturë që kushton 60.000 lira. Në fillim duhet të paguaj 5.000 lira ndërkaq, këstin e fundit të themi 10.000 lira kurse tjerat që ngelin i paguaj në këste mujore brenda 36 muajve.

Por, sa më tepër që pakësohen muajt aq më tepër pakësohen edhe këstet mujore, është kështu meqë kompanitë e veturave shtojnë edhe 8% në vit jashta çmimit të veturës. Poashtu edhe pronësimi i veturës nuk bëhet deri sa të bëhet pagimi i plotë. Njëkohësisht kompania ka të drejtë që ta tërheq veturën nëse blerësi nuk e përmbush pagesën.

A paraqet kjo shitje dy shitje të një sendi si dhe një gjë e tillë a është Haram (e ndaluar)? A thua nëse këto dy këste të para dhe të fundit hiqen atëherë kjo shitje bëhet e lejuar?


Përgjigja:

Çdo teprim në çmimin bazë kundruall pagesës në Sheriat quhet kamatë e cila është Haram (e ndaluar) pa dyshim dhe unanimisht pa diskutim.

Mënyra e vetme për t'i ikur kamatës në këtë rast është që ta paguash veturën kesh me para në dorë (me para të gatshme).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...