Banner

Fetva 188



Pyetja:

Një të katërtën e Kur'anit Kerim e kam nxënur përmendësh. Por, mua më janë ngatërruar këmbët sikur të rijtë tjerë.

A ka ndonjë vird (lutje) që t'më largojë nga kjo. A ka mundësi që të këshilloj një nxënës që kërkon dituri me qëllim që të kompletohet në rrugën e dritës Muham-mediane?


Përgjigja:

Nuk e kam të qartë lidhshmërinë që ti e ke për qëllim midis nxënies përmendësh të Kur'anit Kerim dhe asaj që ti e thua me fjalët rrëshqitja e këmbëve.

Nëse ke për qëllim rrëshqitjen në gjynahe atëherë dije se një gjë e tillë është gjynah si për atë që ka nxënur përmendësh Kur'anin Kerim njashtu edhe për atë që nuk e ka nxënë.

Ajo që kërkohet prej çdo muslimani është që të largohet nga gjynahet e nëse i rrëshqasin këmbët dhe nëse bën gjynah atëherë ai duhet të pendohet dhe t'i drejtohet All-llahut me një pendim të sinqertë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...