Banner

Fetva 192



Pyetja:

Kam dy pyetje:

Pyetja e parë ka të bëjë me një grua evropiane që është bërë muslimane por, fëmijët e saj dëshiron t'i emërtojë me emra evropianë. Pra,a lejohet një gjë e tillë?

Pyetja e dytë ka të bëjë me familjen e kësaj gruaje e cila me të vërtetë ka bërë ndryshime pozitive në mendimet e veta rreth Islamit pas asaj që ata nuk pranonin biseda dhe gjithçka që ka të bëjë me Islamin. Por, ky ndryshim ndodhi pasiqë vajza e tyre e pranoi Islamin. Unë dhe të tjerët sipas asaj që kemi mësuar nga ju e sidomos në derset e të mërkurave kur keni folur për parimet e edukatat e dialogut në Kur'anin Kerim ju pyes:

A ka mundësi që ata të hyjnë në Islam gradualisht? Ju e dini se Islami për një person që i ka kaluar të 60-tat nuk është i lehtë. Krahas kësaj ai praktikon shumë gjëra që Islami i ndalon. A ka mundësi që të më informoni për emitimet tuaja në kanalet e ndryshme satelitore ose ligjëratat dhe derset që të më mundësohet të ndjek aktivitetet tuaja të cilat do të më ndihmonin në njohuritë e mia të kufizuara?


Përgjigja:

Nuk ka diçka nga e cila mund të argumentohet se ndalohet emërtimi i fëmijëve me emra evropianë ose të tjerë. Kështu është përderisa ato emra nuk kanë si përmbajtje ndonjë fe që është në kundërshtim me Akiden Islame.

Prej edukatave të Da'vetit (thirrjes) është që ajo të bëhet me metoda atraktive e të ëmbla, të mbështetura në urti dhe këshillën e mirë e të butë, pa detyrim dhe pa forcë.

Kanali "Ikra" emiton emision me temën "El-Islamu fi mizani el-Ilm". Kurse Esh-Sharikah me temën "Meshahid ve iber". Të njëjtën e emiton edhe kanali i Kuvajtit. Për t'u informuar me kohrat e emitimeve munt t'u ktheheni me pyetje po atyre kanaleve.

Ndonjëherë "Esharika" gjatë emisioneve emiton temë me emrin "Vedhek-kir" dhe brenda programit "Jes'eluneke".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...