Banner

Fetva 203



Pyetja:

Përgjigjen që ma keni dhënë më herët për pyetjen time nuk kam patur për qëllim atë që ju jeni përgjigjur. Por, shpresoj se do të më përgjigjeni për pyetjen në vijim pasiqë shumica ma kanë parashtruar të njëjtën pyetje.

Pyetja në fjalë është se Ndërmarrja e cila prodhon (Ndërmarja origjinale) programe, brenda programit të saj ka vënduar tekstin e veçantë ku prej shfrytëzuesve kërkohet të betohen se kopjen që e shfrytëzojnë është kopje origjinale dhe se nuk është kopje ilegale.

Krahas kësaj programi është në gjendje të zbulojë se kopja nuk është origjinale duke kërkuar kështu prej shfrytëzuesit që të betohet: Betohem në All-llahun e Madhëruar se kopja e programit është kopje origjinale. Për këtë dëshmitarë e kam All-llahun. Kurse ai që e përdor atë program e din se është kopje jo origjinale.

Pra, si të veprojmë? A bën që ne këtë tekst ta anashkalojmë dhe ta përdorim programin. Apo një gjë e tillë është Haram (e ndaluar)?


Përgjigja:

Haram është që të shfrytëzosh programet e të tjerëve në ndonjë punë tregëtie. Ndërkaq, nuk është Haram që njeriu të përdor ndonjë program jo të ligjshëm (ilegal) për qëllime personale.

Pra, dispozita e veprimit të dytë është njëlloj si dispozita e atij që lexon një libër për të cilin e di se është botuar pa lejen e autorit dhe atë libër e lexon që të ketë dobi personale shkencore pa mos e shfrytëzuar për ndonjë qëllim tregëtar-finansiar.

Pra, ai që përdor programin për vete ka mundësi që të mos betohet me atë betim që kërkohet prej tij dhe kështu ai nuk ngatërrohet me atë punë me të cilën e then betimin që është në kundërshtim me te.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...