Banner

Fetva 207



Pyetja:

Si realizohet dhënia e zekatit të fletëaksioneve që blehen nga Banka Islame me qëllim që të shfrytëzohet profiti i tyre e jo për të tregëtuar me to, duke patur parasysh se banka ka aktivitete të ndryshme ndërsa në vlerën e aksioneve hyjnë të gjitha pasuritë e bankës si: ndërtesat etj..


Përgjigja:

Zekati takon për vlerën e cila përkon vetëm me fletëaksionet që janë enë e zekatit. Me enë të zekatit kemi për qëllim pasuritë që u nënshtrohen ndërrimit komercial-finansiar dhe profitit të tyre d.m.th. në përjashtim të atyre patundshmërive që hyjnë në vlerën e aksioneve.

Kjo është kështu pa marrë parasysh se blerja yte e aksioneve a bëhet me nijet të tregtisë apo me nijet të shfrytëzimit të profitit, sepse ajo që merret në konsideratë është ajo që zhvillon kompania apo banka nga aktivitetet finansiare me pasuritë ku aksionet konsiderohen si vlerë e tyre.

Domethënë aksionet janë vlerë e tërësisë së pronave komerciale-finansiare dhe nuk janë mall që i nënshtrohet tregëtisë dhe investimit.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...