Banner

Fetva 213



Pyetja:

Në bankën islame të Dubajit kam vendosur pasuri me qëllim të investimit. Por, nëpunësi i cili ma përgatiti dokumentacionin nuk më caktoi përqindjen të cilën duhet ta marr në rast të fitimit. Kur unë i bëra pyetje për përqindjen ai më tha se nuk di gjë. Edhe pse ka klauzolë në kërkesën nëpunësi nuk dinte përqindjen dhe klauzola ngeli pa u mbushur dhe siç duket në këtë mënyrë veprojnë me të gjithë kreditorët.

Pra, a ndikon mos caktimi i përqindjes në validitetin e transakcionit dhe një gjë e tillë a është veprim i shëndoshë si dhe atë që do ta marrë nga fitimi a e kam Hallall (të lejuar)? Apo ka ndonjë problem? Si është zgjidhja e kësaj çështjeje dhe a të heq dorë nga fitimet? اka të bëj?!


Përgjigja:

Ky aktivitet është fasid (me të meta, i pakompletuar), është për t'u habitur që banka (Islame) e Dubajit të veprojë në këtë mënyrë! Në këtë rast i gjithë fitimi i takon pronarit të kapitalit.

Kurse banka e cila e ka marrë atë pasuri dhe e ka punuar i takon pagesë për angazhimin që ka dhënë për atë pasuri. Kthehu drejtorit të bankës së Dubajit dhe diskuto me të për këtë çështje dhe përmendja këtë që ta thash.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...